Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Imazhi që shihni fillimisht zbulon se çfarë ju ka mbajtur larg dashurisë së vërtetë!

Imazhi që shihni fillimisht zbulon se çfarë ju ka mbajtur larg

Një test personaliteti mund të zbulojë shumë për karakterin tonë, madje edhe mënyrën se si i qasemi marrëdhënieve dhe dashurisë. Duke u rritur ne supozojmë se marrëdhëniet romantike në jetën tonë do të marrin një rrugë të caktuar. Do të bëjmë disa njohje, do të ndahemi, do të jemi të trishtuar dhe në fund do të takojmë personin me të cilin do të kalojmë pjesën tjetër të jetës. Megjithatë, e vërteta është se gjërat në marrëdhëniet tona ndërpersonale nuk janë gjithmonë aq të thjeshta.

Ndonjëherë, gjërat dhe situatat kthehen përmbys për shkakun tuaj, megjithëse askujt nuk i pëlqen të pranojë se janë pjesë e problemit. Nëse besoni se ndonjë karakteristikë e juaja po ju mban larg dashurisë së vërtetë, ndoshta iluzioni optik i mëposhtëm do t'ju ndihmojë të kuptoni më mirë veten.

Testi i mëposhtëm i personalitetit është krijuar për t'ju ndihmuar të zbuloni elementin e personalitetit tuaj që mund t'ju pengojë të krijoni marrëdhënien që dëshironi.

Imazhi që shihni fillimisht zbulon se çfarë ju ka mbajtur larg

Shikoni foton dhe përqendrohuni në gjënë e parë që keni parë. Kjo do të tregojë elementin e personalitetit tuaj që ju pengon të gjeni dashurinë e vërtetë.

Nëse keni parë një zotëri me mjekër, atëherë e kaluara juaj është ajo që ju mban larg dashurisë. Eksperiencat tuaja të kaluara ju kanë mësuar shumë, por përqendroheni në ato që konsideroni gabime dhe në ato që ju lëndojnë, duke larguar kështu këdo që ju afrohet. Për të gjetur dashurinë e vërtetë duhet të jesh mendjehapur. Lini vend në jetën tuaj për të renë dhe nga e vjetra mbani atë që ju bëri një person më të mirë.

Nëse keni parë dy zogj, atëherë keni pritshmëri shumë të mëdha nga çdo marrëdhënie. Po, është padyshim mirë të kesh standarde dhe të mos i thuash “po” kujtdo që të kërkon një lidhje, por përpiqu të mos lejosh që ideali yt të të pengojë nga jeta. Nëse personi me të cilin keni rënë në dashuri nuk është i njëjtë me personin që keni ëndërruar, nuk ka rëndësi. Lëreni veten të provojë përvoja të reja, takoni njerëz të rinj dhe do të shihni se si do të jetoni më të shkujdesur.

Nëse keni parë malet, atëherë qëndrimi juaj i largët është pjesë e asaj që po ju mban larg dashurisë së vërtetë. Ju dëshironi të lidheni emocionalisht me tjetrin, por psikika juaj e plagosur nuk ju lejon. Merrni kohën tuaj, por mbani mend se marrëdhëniet nuk janë të lehta. Do t'ju duhet të hapni zemrën në një moment, gjë që është e vështirë por e nevojshme për të mbajtur një marrëdhënie për një kohë të gjatë./K.C/dritare.net