Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

 5 ushqimet që rrisin dëshirën për seks!

 5 ushqimet që rrisin dëshirën për seks!

Seksi dhe ushqimi shkojnë dorë për dore, nuk është lajm, duke qenë se ushqimi është thelbësor për shëndetin tonë. Para një takimi ku mendoni të shkoni për më tej, përveç të brendshmeve për rastin, mos harroni të përgatisni një darkë me ushqime afrodiziake. Dritare.net sjell pesë ushqime që do të jenë aleatë të shkëlqyeshëm për një performancë për t’u kujtuar.

Tableta e çmuar: Princesha e ushqimeve afrodiziake është pa dyshim çokollata. Ajo është e pasur me antioksidantë që nxisin qarkullimin e gjakut. Çokollata gjithashtu përmban kafeinë, seroton dhe endorfinë, që ndikojnë në trupin tonë duke na dhënë kënaqësi dhe duke nga rritur dëshirën seksuale.

Nektar i ëmbël: Mjalti është gjithashtu një aleat i madh i erosit. I pasur me vitaminë B dhe kripëra minerale. Me sheqernat e tij stimulon prodhimin e lëngut seminal. Mjalti gjithashtu përmban bor, një element që ndihmon në rritjen e niveleve të estrogjenit, hormoneve kryesore seksuale femërore, dhe rrit nivelin e testosteronit, hormonit përgjegjës për dëshirën seksuale te meshkujt, informon dritare.net

Banania: Ky frut është i pasur me ushqyes si vitamina B, kalium, magnez dhe minerale të tjera që japin energji. Banania gjithashtu përmban një enzimë që i përket familjes Bromeliaceae, e cila nxit epshin. Asnjëherë mos qëndroni pa të!

Luleshtrydhet: Së bashku me çokollatën, luleshtrydhja është një nga ushqimet më të forta parabolike. Zhytja e një luleshtrydheje në çokollatë të shkrirë është një përvojë pothuajse mistike. Luleshtrydhet janë të shijshme, të lehta dhe të shëndetshme, sigurisht rrisin dëshirën seksuale.

Speci djegës: Speci djegës është konsideruar gjithmonë një nxitës që nuk mund të shmanget. Zjarri i pasionit fillon nga këtu. Përbërësit e tij ju garantojnë një epsh që s'e keni provuar më parë./dritare.net