Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Maqedonia pritet të anëtarësohet në NATO, Kroacia gati për Shengen

Maqedonia pritet të anëtarësohet në NATO, Kroacia gati
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar ditën e sotme protokollin që e lejon Maqedoninë e Veriut të bëhet anëtare e 30 e NATO-s.

Kongresi Amerikan është shprehur pro pranimit të Maqedonisë në NATO.

Deri më tani 25 vende nga 29 vende kanë ratifikuar protokollin.

Nga ana tjetër, një lajm i mirë ka ardhur edhe për Kroacinë, e cila ka plotësuar kushtet për Shengen.

“Sot e përgëzojmë Kroacinë. Ajo i ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar përmbushjen e të gjitha pjesëve përkatëse të Marrëveshjes së Schengenit”, tha komisionari evropian për Punë të Brendshme, Dimmitris Avramopulous./ I.M-Dritare.net