Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Manjola Nallbani: Nuk e di në ҫfarë vendi u rendita në Festivalin e Këngës, fituesi dihej 20 ditë para

Manjola Nallbani: Nuk e di në ҫfarë vendi u rendita në
Përmes një postimi në instagram, këngëtarja Manjola Nallbani ka komentuar pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Këngës në RTSH.

Nallbani duket se nuk është ndarë aspak e kënaqur me këtë festival, teksa shkruan se akoma nuk e di se në ҫfarë vendi është renditur ajo dhe shton se fituesi dihej 20 ditë para.

"Arsyeja kryesore pse po shkruaj pas festivalit eshte te falenderoj me gjithe shpirt publikun ,qe me dha aq dashuri dhe mbeshtetje, duke qene e vetmja kenge qe u kthye ne te 2 netet e konkurimit. Nje kenaqesi bashkepunimi me talentin @elgitdoda qe krijoi muziken dhe @rozana_radi per ato vargje aq te bukura qe i kendova e i ndjeva ne cdo germe! Talent si gjithmone @enadaatnikolla ne realizimin e veshjes. Falenderoj me shpirt secilin nga ju miqte e mi per vleresimin, mbeshtetjen dhe urimet qe me keni bere kudo dhe pse pjesa me e madhe e mbeshtetesve te mi, nuk jane moshe dhe kategori qe te kalojne diten duke bere like e komente ne rrjete sociale! Fundja ky eshte qellimi i gjithe karrieres sime, qe t’ju jap emocione te bukura permes zerit dhe shpirtit tim. Nuk kam asgje me fituesin, sepse Eugenti eshte kengetar shume i mire e kenga ishte e bukur po nje gje nuk kuptova: po kaq kengetare e kenge shume te mira ishin dhe te Elton Deda, @ikonomimariza , @redon.makashi e ndonje tjeter dhe sigurisht kenga ime “I njejti qiell” po per asnje nga keto nuk kisha degjuar qe do ishin fitues qe para 20 ditesh si per fituesin aktual, megjithese kenge fituese apo jo, kuptohet vetem ne momentin kur kengetari kendon live ne skene. Kete shqetesim e kam ndare me kedo qe kam folur e takuar shume dite para festivalit! Ndoshta rikthimi im ishte i nxituar derisa as kete vit, nuk pata asnje surprize kur u tha cmimi i pare, sic ndodhte dikur. Megjithate reagimi dhe dashuria juaj jane arsyeja e vetme qe me bene te mos pendohem deri ne fund qe iu riktheva festivalit! Sa per jurine, une akoma sot nuk di e sata u rendita ne kete festival! Kaq e kisha detyrim per veten time ta shkruaja! Ju uroj festat e qofshi te lumtur bashke me njerezit tuaj te dashur???",-shkruan Nallbani./ I.M-Dritare.net