

I ftuar sonte në emisionin #DritaremeRudinën, kryetari i opozitës Lulzim Basha foli me nota kritike për projektin e rilindjes urbane të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si bukuri që vret dhe si prioritet që harxhoi qindra milionë euro: “Unë e quaj bukuri që vret sepse reflekton dështimin total të Edi Ramës dhe të rilindjes në katër vite për t’i shërbyer qytetarëve”.
Sipas z. Basha asnjë premtim nuk u realizua pasi Rama vendosi prioritete të tjera, si ajo e rilindjes urbane me palma të thara: “Rama nuk mbajti asnjë premtim se kishte prioritet rilindjen urbane. Unë e kam thënë edhe më parë, palma si pemë është e bukur, më pëlqen, pavarësisht se këto të Edit janë tharë të gjitha. Megjithatë puna është që palmat, pllakat, shatërvanet, kulla e Korcës të zënë sytë kur sheh hallet e shqiptarëve”, përfundon Basha në #DritaremeRudinën, duke shtuar megjithate se ai nuk do të prishe asgje nga cfare ka bëre Rama, por ndryshe nga ai, nuk do të ketë prioritet fasadën, por ekonominë./dritare.net

















