Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Luigi Soreca: Gjykata e Lartë të jetë funksionale, sa më shpejt

Luigi Soreca: Gjykata e Lartë të jetë funksionale, sa më
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka takuar sot, kryetarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan  se u takua më Dvoranin për t'u përditësuar me etapat përfundimtare të punës së Këshillit për zgjedhjen e kandidatëve. Soreca shprehet se, është thelbësore që Gjykata e Lartë të jetë funksionale sa më shpejt.

"Sot takova kryetarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani për t'u azhurnuar në etapat përfundimtare të punës së Këshillit për përzgjedhjen e kandidatëve për inspektor të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. Është thelbësore që Gjykata të jetë funksionale në kohën më të shkurtër të mundshme.",- shkruan Soreca./K.C/dritare.net