Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lokalet e natës, në Tiranë, një ferr i vërtetë!

Lokalet e natës, në Tiranë, një ferr i vërtetë!
Av.Denisa Daka

Nëse pyet të rinjtë sot në lexojnë libra, shumë prej tyre anashkalojnë këtë pyetje,

ndërsa një pjesë tjetër nuk thonë të vërtetën.

Interesi i tyre kundrejt leximit ka rënë ndjeshëm, prej vitesh tashmë.

Secili në mënyrën e tij justifikohet se nuk gjen kohë, por realisht është krejt e kundërta.

Frekuentimi i kafeneve a lokaleve nga ana e tyre tregon qartë se veç koha nuk është pengesë dhe në këtë rast, çmimi i një libri gjithashtu, më i lirë në shumë raste se një gotë alkooli këtu.

Lokalet e natës sakaq janë kthyer në një ferr të vërtetë, ndërsa në ato rrugica të errëta e plot zhurmë, ku të vishen sytë nga tymi i nargjiles përveçse, sheh e ndesh ngado vajza të reja të veshura jashtë çdo përfytyrimi normal e djem të hazdisur që ecin drejt askundit me makina luksoze e me një shpejtēsi skëterrë, duke të krijuar ndjesinë e garave tek "Formula Uno".

Teksa kaloja me një miken time aty, pak para mesnate, në një nga lokalet vip në bllok, shquajta disa 15 a 16 vjeçare, shokë të fëmijëve të mij, të cilët thithnin nargjile e thërrisnin me zë të lartë mes një skutë të errët krejt..."Si i lejoni këta fëmijë të thithin nargjile këtu,- pyeta një nga menaxherët aty..."Ehu këtu hynë e dalin 500 vetë çdo natë,  nuk do t'i kërkojmë ID kur të hyjnë, ne bëjmë biznes o motër.. por ky lokal është i sigurtë, është pronar djali i një deputeti këtu.

Bëhej vërtet biznes në fakt, në zemër të Tiranës pērveçse, kundra disa minorenëve të pafajshëm, me garanci e një ligjvënësi posaçërisht.

Asgjë për t'u çuditur në fakt në këtë amulli totale.

Në atë turmë të hazdisur të rinjsh, për be nuk dukej askund asnjë uniformë blu, ndërsa veç në krye të rrugës shquam një të tillë, i cili u lironte rrugën pasanikëve të rinj nëpër ato skuta të ngushta e të errëta krejt.

-"Në lokalet e natës ka shumë minorenë zotëri, pse nuk ushtroni kontroll në to?, munda të pyes të vetmin polic aty.

-Çfarë thuaj moj zonjë, të kontrollojmë ne ata që kanë dalë për qejf?...Hape rrugën të lutem të kalojë kjo makina, se po nxitojnë këta...ndërsa një shtëllungë e madhe tymi, nuk më lejoi t'i shihja as fytyrën këtij zotërie.

E pashoq e gjitha.

Sonte nis sërish shfaqja e rradhës, ndërsa të tjerë minorenë do të jenë pjesë e kësaj çmëndurie të madhe, me bekimin e të gjithë atyre që kanë detyrim të mbrojnë jetën e sejcilit prej tyre. / Dritare.net