Linda Rama: Kujdes fëmijët, Zaho e përmend tërmetin disa herë në ditë

Bashkëshortja e kryeministri Edi Rama, Linda Rama, i është bashkuar grupit të vullnetarëve për menaxhimin e fatkeqësisë natyrore, pas tërmetit, duke ofruar eksperiencën e saj në menaxhimin e krizave humane.

Zonja Rama, duke folur për Klan, ka thënë se ekipet shqiptare janë mjaft profesioniste.

Rama ishte e rezervuar të fliste për kontributin e saj, por shpjegon ndihmën që kanë dhënë ekspertët e huaj në këto ditë të pazakonta për Shqipërinë.

“Siç jemi të gjithë të prekur, të gjithë kanë vend për të qenë vullnetarë, dhe për të kontribuuar, për ta lehtësuar të gjithë situatën. Nuk janë të dukshëm, por janë ekipe të tëra të cilat, janë shumë të specializuar për të menaxhuar katastrofa të këtij lloji, për ti qëndruar pranë me ekspertizën e tyre ekipeve shqiptare, të cilët personalisht jam e befasuar, janë shumë të përgatitur në fushat e tyre.

LEXO DHE :  Çështja e Agim Kajmakut do të kalojë për gjykim

Tërmeti hyri në fjalorin e fëmijëve, këtë mund ta them me siguri. Zaho e përmend disa herë në ditë fjalën, tërmet. Ishte një dëm pikë së pari psikologjik, i cili kërkon një trajtim shumë të veçantë. ”-tha Zonja Rama./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.