
Librat e shkrimtares shqiptare në shkollat italiane
Dritare.net

Nga Enkeleda Bodini Dritare.net publikon shpesh histori për shqiptarë të mrekullueshëm, njerëz të zakonshëm me histori të jashtëzakonshme. Sapo botojmë një histori, na vijnë dhjetëra maile e mesazhe që na tregojnë për një tjetër, një tjetër. Dhe ne e tregojmë. E dini që në Itali jeton një shqiptare, librat e së cilës janë bërë pjesë e kurrikulës universitare?
Ajo ka publikuar libra nga shtëpi botuese nder më prestigjiozet e Italisë, të cilat i keni dhe këtu në Shqipëri, shqip. Po flasim për shkrimtaren Ismete Selmanaj, e cila ka ndarë historinë e saj me dritare.net. Një vajzë nga Durrësi që dyert e suksesit iu hapën në shtetin fqinj. Ismetja ka mbaruar për Inxhinieri Ndërtimi në Universitetin e Tiranës. Por nuk hoqi dorë kurrë nga pasioni për letërsinë. Që e vogël ajo e ka kultivuar dashurinë për shkrimin, me shumë merak e kujdes. E dashuronte letërsinë dhe donte që ëndrra për t’u bërë shkrimtare të realizohej një ditë. Viti 1991 nuk te linte shumë hapësirë për ëndrra, ndaj iku, e la atdheun pas.
Në 2013 ajo përfundoi së shkruari librin e parë, të titulluar “Gjembi dhe trëndafilat”, i cili pasqyron realitetin social të kohës së komunizmit.
Një vit më vonë, Ismete Selmanaj botoi librin e dytë, të titulluar “Kokat e dy lejlekëve të purpurt”, që trajton një tjetër temë sociale, atë që ka lënë pasoja në shoqëri e sidomos te fëmijët, gjakmarrjen.
Në Panairin e Librit 2014, u klasifikua si libri i tretë më i shitur. Në promovimin e këtij libri, mori pjesë si relator edhe profesori i Universitetit të Palermos, Matteo Mandala.
Librat e saj të botuar shqip nga shtëpia botuese Dudaj,
Ismete Selmanaj, donte që t’i përkthente dhe italisht. Kështu që u ul dhe i përktheu të dy brenda dy vitesh dhe i botoi në shtëpinë
“Bonfirraro Editore”,
e cila shpërndan librat e saj në libraritë më të njohura në Itali. “Dëshira ime më e madhe ishte që t’i jepja publikut italian këto dy histori shqiptare. Nuk e dija a do t’ja arrija dot duke pasur parasysh që tregu italian është shumë kërkues dhe selektiv, por në fund mora përgjigje pozitive nga shumë shtëpi botuese”, tregon ajo për dritare.net Romani “Veginita Rapite” (Virgjëri të vjedhura)
u fut si libër studimi në Universitetin e Palermos dhe u bë pjesë e kurrikulës universitare italiane. Pas publikimit të librit, gazetat italiane e kanë vlerësuar mjaft mirë shkrimtaren shqiptare, ndërsa Corriere della Sera e ka konsideruar atë si “shkrimtare brilante”. “Unë nuk e prisja këtë vlerësim nga Correre della Sera”, thotë Ismete Selmanaj për dritare.net. Më pas libri i saj i përkthyer në italisht u prezantua nga një gazetare e RAI-t,
në vitin 2015, në një promovim në “Teatro Massiomo” dhe pas një muaji libri u përzgjodh si libër leximi në dhjetëra shkolla të mesme të letërsisë, nga Ministria e Arsimit, Itali. Jo vetëm kaq, “Verginità Rapite”, u interpretua dhe në teatër, ku e ndoqën shumë njerëz, të cilët kishin zell të njihnin kulturën e popullit shqiptar dhe gjithashtu
romani ishte finalist i Çmimit
Piersanti Mattarella, çmim në nder të vëllait të presidentit italian i vrarë nga mafia. As libri “Kokat e dy lejlekëve të purpurt” nuk mbeti vetëm në një gjuhë, Ismete Lebaj donte që t’i jepte italianëve, në dorë, çelësin për të njohur Kanunin. Libri me titull “I bambini non hanno mai colpe” (Fëmijët nuk kanë kurrë faje), u përkthye dhe u botua në vitin 2016.
Romani u bë pjesë e kurrikulës së shkollave, po ashtu si tjetri. Ismete Selmanaj është nga ata vajza që duan të tregojnë dhe të pasqyrojnë një realitet që shumë pak është treguar. Ismete Selmanaj është nderuar edhe me çmim nga kryetarja e Bashkisë Capri Leone, se qytetit ku ajo banon, e cila e ka vlerësuar një medalje nderi me motivacionin “Zonjës Ismete Selmanaj, me një vlerësim të lartë për veprat e realizuara dhe sukseset e arritura”. Ismete Lebaj tregon për dritare.net se në tetor do të botohet libri i radhës i titulluar “Due volte stranieri”(Dy herë të huaj).
Ismete Selmanaj na rrëfen se përmbajtja e librit është një denoncim i fortë ndaj asaj çka po ndodh në Shqipërinë paskomuniste, si ka ndryshuar mentaliteti, shoqëria, si u shkatërruan si të ishin kështjella prej rëre , tabu shekullore, që edhe regjimi komunist nuk mundi t’i shkatërronte krejtësisht. E ndërsa ky libër shumë shpejt po botohet, Ismete Selmanaj tregon për dritare.net se së fundmi është duke shkruar një libër, i cili trajton një aspekt të vështirë të jetës së saj.
Ajo po shkruan për tumorin, një sëmundje që e ka kapërcyer me shumë mund dhe sforco para dy vitesh. Për të, beteja me kancerin nuk ka qenë një betejë e thjeshtë. Momentet e vështira gjatë kimioterapisë, momente të vështira kur shikonte sesi trupi po i transformohej nga rënia e flokëve, qerpikëve dhe vetullave, ku falë mbështetjes që ka marrë nga stafi mjekësor, të afërmve dhe miqve, arriti të gjente forcë për të vazhduar përpara.
“Kanë
kaluar dy vite e gjysmë që nga momenti kur pas një ekografie në gjoks, mjeku më tha: “Zonjë, ju keni një tumor malinj”. Ishte 10 shkurti i vitit 2016. Nuk e fsheh që m'u duk sikur më ra qielli në kokë. Atë ditë kisha me vete djalin e vogël 10 vjeçar, që me gjithë moshën e vogël, e kuptoi situatën. Më pa drejt e në sy dhe më tha: ”Mami, ti do të fitosh, se ti fiton gjithmonë!”. Këto fjalë i kam të ngulitura thellë në mendje. U ktheva në shtëpi e gatshme ta kapja demin prej brirësh.” , tregon për dritare.net Ismete Selmanaj, momentin kur mori lajmin. Pas këtij momenti ajo arriti të përballonte gjithçka dhe shenjat në trup janë vulë e
një beteje të heshtur,
ku ajo doli fitimtare. Ndonëse jeton në Itali, Ismete Selmanaj vazhdon e qëndron lidhur fort ngushtë me Shqipërinë. Ajo shkruan për plagët e shoqërisë shqiptare, me shpresën se një ditë gjërat do ndryshojnë. Ismete Selmanaj u bë çfarë ëndërronte në Itali, dhe vazhdon ta jetojë ëndrrën e pashterur, sa herë që shkruan mbi letër. Ajo ndau historinë e saj me ne, ndaje dhe ti! Dritare.net dhe lexuesit e saj po presin për historinë tënde./dritare.net

















