Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lëvizja për Universitetin paralajmëron rikthimin e protestave të studentëve!

Lëvizja për Universitetin paralajmëron rikthimin e protestave
Më 4 dhjetor bëhet një vit që kur nisi protesta e parë e studentëve për t'u pasur më vonë me shumë të tjera, me kauzën e përmirësimit të cilësisë arsimore dhe përmirësimin e kushteve të fakulteteve dhe konvikteve.

Mesa duket protestat studentore do të kthehen sërish, pasi Lëvizja për Universitetin pretendon se kushtet e studentëve nuk janë plotësuar.

Ndryshe nga vjet ku nuk pati një organizim, këtë herë janë formuluar kërkesat dhe qëllimet e protestave.

Njoftimi i Lëvizjes për Universitetin

ME MIJËRA NË PROTESTË!

Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë:

KUNDËR

  • Ligjit të arsimit të lartë
  • Financimit të universiteteve private me paratë tona
  • Abuzimit me të drejtat e studentëve

PËR

  • Arsim cilësor
  • Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë
  • Përgjysmimin e të gjitha tarifave
  • Votë të barabartë studentë-pedagogë
  • Kushte dinjitoze studimi dhe jetese
  • Perspektivë punësimi profesional

NE DO TË FITOJMË!

BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!/E.B-dritare.net

https://www.facebook.com/PerUniversitetin/photos/a.651605008210820/2515255818512387/?type=3&theater