
Letra e prindërve të fëmijëve në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës
Dritare.net

Drejtuar: Znj. Olgerta Manastirliu, Ministre e MSHM
Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë
Ne, jemi disa prindër me shqetësim të përditshëm tashmë efektivitetin dhe cilësinë e ushqimeve të marra nga fëmijët tanë me futjen e menysë së re. Nga komunikimi me fëmijët, por edhe me edukatoret e mësueset, kuptojmë se ata nuk konsumojnë të plota ushqimet e publikuara. Madje, ka ditë të tëra që ata mund të kenë ngrënë bukë thatë. Gjithashtu nuk ka dhe as nuk po mundësohet asnjë alternativëe dytë që mund t’iu serviret si ushqim kompesues, edhe pse kërkesat tona pranë titullareve të institucioneve janë të vazhdueshme. Kjo situatë është e përditshme dhe krijon problematika të ndryshme tek fëmijët tanë.
Nëpërmjet kësaj letre do të donim t’ju vinim në dijeni për disa nga shqetësimet tona, të lidhura këto edhe me pazbatueshmërinë nga ana e institucioneve që ju drejtoni të parimeve te OBSH-së dhe ligjeve të vendit tonë, si dhe të shprehim kërkesat tona, për të rregulluar sa më shpejt të jetë e mundur situatën e ushqimit, për ta bërë atë të shëndëtshëm, cilësor dhe të sigurtë për fëmijët.
Së pari, futja e mënysë së re u bë pa informuar e konsultuar paraprakisht prindërit, gjë e cila është në shkelje të qartë të parimeve të OBSH-së, por edhe të ligjit shqiptar 146/ 2014 “ Për njoftime dhe konsultim publik “. Ky ndryshim i menjëhershëm ka prekur aspekte të theksuara në shije, llojin e ushqimit përshatës për fëmijët, si edhe sasinë.
Brenda dy vitesh 2016-2018 janë bërë dy ndryshime në meny dhe në të dyja herët është theksuar, që ndryshimi ka pakësuar sasinë, por ka rritur cilësinë e të ushqyerit të shëndetshëm dhe të ekuilibruar në përbërës. Fëmijët tanë, ndryshe nga dy vite më parë, kanë patur reagime mjaft shqetësuese me mosmarrjen e ushqimit ose dhe kur i kanë marr ato, kanë patur probleme me shëndetin emocional apo fizik. Dhe këtu zë fill shqetësimi ynë.
Ndryshe nga cfarë kemi parë tek titullar të institucioneve përgjegjësë në vende të Europës, SHBA-së, që bëjnë publike dhe transparente informacionet udhërfyese mbi hartimin, miratimin dhe zbatimin e politikave, strategjive, studimeve në ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëvë në çerdhe dhe kopsht. Këtu përfshihet edhe prezantimi i menyve sipas grupmoshave respektive, të parametrave gramaturë – kalorazh të ndërlidhur me përcaktimet e grupeve sipas aktiviteteve ditore,këshilla për fëmijët që mund të kenë alergji apo problematika të tjera me shëndetin, që ckërkojnë ushqime specifike.
Gjithashtu ka edhe këshilla se si mund të punohet nëse fëmijët nuk i përshtaten menjëherë ndryshimeve, ndërsa, në rastin tonë, kjo meny hyri në fuqi vetëm me një urdhër të Znj. Ogerta Manstirliu, datë 24.1.2018 , nr.76, pa asnjë informacion shtesë dhe transparencë publike.
Ndaj kërkojmë përgjigje për pikëpyetjet e mëposhtme:
∙ Përse duhej të bëhej një ndryshim kaq i theksuar në menytë e cerdheve/kopshteve, pa informim dhe konsultim paraprak me prindërit ?
∙ Cfarë studimi konkret në kopshte dhe cerdhet e Tiranës keni realizuar gjatë viteve 2016-2017 me fokus shëndetin fizik dhe ushqyerjen e fëmijëve? Në cfarë faqe zyrtare është bërë publik ky studim?
∙ Në vitin 2016 u ndryshua menyja dhe titullarët e MSH dhe QEZHEF publikisht deklaruan që ndryshimet janë mjaft cilësore dhe të bazuara në standartet e OBSH-së. Mirëpo, tani mësojmë nga debatet televizive se gjatë këtyre dy viteve ka patur mjaft probleme me llojin dhe cilësinë e ushqimeve. A ndjeheni ju përgjegjës si institucion kontrollues dhe monitorues të zbatimit të tyre?
∙ Cili është grupi i punës që ka punuar me hartimin e menyse së re?
∙ Pas shqetësimeve të prindërve për cilësinë dhe sigurinë ushqimore janë bërë transparente në faqen e QEZHEF fletë-analizat e ushqimeve (mungojnë mishi, veza. Bizelet e ngrira ), por nuk është bërë transparenca e tenderimeve për zgjedhjen e këtyre produkteve. Kur do të bëhën publike?
Së dyti, shqetësimet tona janë të lidhura edhe me kalorazhet që duhet të marrin fëmijët si dhe me ushqimet konkrete që konsumojnë fëmijët, që sipas mendimit tonë janë mjaft problematike. Po ju japim disa argumente për të mbështetur kërkesën tonë për ndryshim të kësaj menyje dhe rishikim të saj, duke marr edhe prindërit në konsideratë në të gjitha hallkat e hartimit dhe zbatimit.
Sipas U.S. Department of Health & Human Services (DHHS) vlerat e kalorazhit për grupmoshat dhe sipas gjinisë .
Për djemtë
Mosha | Jo Aktive | Aktive | Shume Aktive |
2 – 3 vjec | 1 000 – 1 200 kalori | 1 000 – 1 400 kalori | 1 000 – 1 400 kalori |
4 – 8 Vjec | 1 200 – 1 400 kalori | 1 400 – 1 600 kalori | 1 600 – 2 000 kalori |
9 – 13 vjec | 1 600 – 2 000 kalori | 1 800 – 2 200 kalori | 2 000 – 2 600 kalori |
14 – 18 vjec | 2 000 – 2 400 kalori | 2 400 – 2 800 kalori | 2 800 – 3 200 kalori |
19 – 30 vjec | 2 400 – 2 600 kalori | 2 600 – 2 800 kalori | 3 000 kalori |
Mosha | Jo Aktive | Aktive | ShumeAktive |
2–3 vjec | 1,000 kalori | 1,000–1,200 kalori | 1,000–1,400 kalori |
4–8 vjec | 1,200–1,400 kalori | 1,400–1,600 kalori | 1,400–1,800 kalori |
9–13 vjec | 1,400–1,600 kalori | 1,600–2,000 kalori | 1,800–2,200 kalori |
14–18 vjec | 1,800 kalori | 2,000 kalori | 2,400 kalori |
19–30 vjec | 1,800–2,000 kalori | 2,000–2,200 kalori | 2,400 kalori |
31–50 vjec | 1,800 kalori | 2,000 kalori | 2,200 kalori |
Mbi 51 vjec | 1,600 kalori | 1,800 kalori | 2,000–2,200 kalori |
Konstatojmë se edhe në këto aspekte ka mangësi në marrjen e tyre nga grupmoshat e fëmijëve duke ju referuar edhe OBSH-se, por edhe menysë në kopshtet e Italise për vitin 2016-2017 :.
- Marrja e yndyrnave duhet të jetë në 30 – 35 % të kalorive për fëmijët 2 – 3 vjec, dhe 25 – 35 % për fëmijët 4 – 18 vjec, me shumicë të acideve yndyrore të pangopura, si peshk, arrore, vajra bimore.
- Energjia (kaloritë) duhet të mbështesin rritjen dhe zhvillimin, për të arritur një peshë trupore të dëshiruar.
- Duhet zgjedhur shumëllojshmëri ushqimesh, për të marrë mjaftueshëm karbohidrate, proteina dhe ushqyes të tjerë. Psh , ju është hequr fare qumështi fëmijëvë nga 6-12 muajsh ,nuk ka asnjë formulë qumështi zvendësues me atë të lopes, që përdorej më parë dhe kur mjaft nëna nuk kanë mundësi të shkëputen nga puna dhe të vijnë në cerdhe t’ju japin qumësht gjiri.
- Grupmoshave të tjera në cërdhe dhe kopësht ju është pakësuar qumështi, ndërkohë që standartet e OBSH thonë për përdorim të 1-2 filxhan qumështi në ditë
- Po ashtu është hequr supa e përditshme me lëng mishi, zarzavate dhe kjo është vendosur vetëm një hërë në javë. Mishi përdoret dy herë në javë e nëse do ta krahasonim me menynë e një vendi pranë nesh, si Italia, ku grupi mish-peshk sipas grup moshave 1/3 vjec dhe 3-5 vjec, përdoret 3-4 herë në javë .Konsumimi i ushqimeve të lëngeta, suprave të ndryshme me varietete mishrash do ishin një ushqim ideal për fëmijët. Kjo, duke pasur parasysh gojën e pamaturuar akoma (dhëmbet e dobet), stomakun apo zorrët akoma në proces rritjeje. Nuk po diskutojmë gjendrat e tjera në shërbim të procesit të tretjes (gjendra pështymes, mëlci, tëmth, pankreas, gjendrat e mukozës se zorrës).
- Është hequr fare nga përdorimi gjalpi, ndërkohë që nutricionistët e këshillojnë përdorimin e saj në një gramaturë të kufizuar , por edhe tek menyja italiane ka përdorim të gjalpit në një gramatur të caktuar.
- Është kufizuar shumë, gati është hequr fare përdorimi I kripës,ndonëse nuk na rezulton që fëmijët të vuajnë nga hipertensioni apo obeziteti. OBSH këshillon përdorimin deri ne kufij të 5 gr në ditë të kripës. Në ushqimet e përdorura shohim se burimi kryesor i jodit është kripa, ndaj nuk na duket aspak e pranueshme të hiqet nga menyja ditore.
- Menyja italiane paraqitet në variante mujore dhe stinore , cfarë mundëson jo vetëm ushqim më të shëndetshëm dhe të freskët, por edhe larmishmëri edhe në mënyra të ndryshme gatimi, si dhe përfshirje të tipeve të ndryshme të ushqimeve, të përshtatshme për tu servirur dhe pranuar pa forcë nga fëmijët.
Nga ana tjetër mjaft ushqime që nuk po konsumohen, hidhen si mbeturina edhe pse ne paguajmë dyfish : si taksapagues , por edhe sipas taqrifës sëmiratuar nga Këshilli Bashkiak.
- Po ashtu pothuaj është hequr gatimi i patates , orizit si pjata të dyta, duke shtuar 3 herë në javë përdorimin e legumeve : fasule (një herë dhe dy herë thjerrza). Edhe për këtë grup ushqimi kemi konstatuar se fëmijët nuk I marrin të plota, sepse nuk pranojnë ti hajnë kaq shpesh dhe nga ana tjetër nuk munden të zvendësojnë proteinat shtazore.
- Një shqetësim tjetër ështe përdorimi i tërshërës (jo cereal ose përzierje drithërash të pasuruara me vitamina dhe minerale, sic keshillohet ne dietat për fëmijë) nga dy këndvështrime : nga efektet që paraqet ajo tek shëndeti I fëmijëve, por edhe i sigurisë së asaj marke që përdoret aktualisht :
1- Sitemi i tyre tretës nuk është maturuar sa duhet dhe tërshëra nuk ështe një ushqim natyral për fëmijet.
2- Vështirësitë në përtypje (dhëmbët e qumështit nuk janë ndërruar akoma). Dhëmbët e rënë shkaktojnë një vështirësi në përtypje dhe tërshëra e pa përtypur rrezikon dhe bllokim të zorrëve, që dhe vetë ato janë te pamaturuara. Pa llogaritur mundesinë e aspirimit në rrugët e frymëmarrjes dhe mbytje të fëmijës.
3- Crregullimet e sistemit të tretjes (tretje e ngadaltë) janë ttegues kundër përdorimit të tërshërës.
4- Produktet industriale të tërshërës mund të rrisin rrezikun për diabet. Këto produkte përmbajnë shtesa për të forcuar/permirësuar shijen, sheqerna si dhe konservantë të ndryshëm (jetëgjatësia e produkteve të tërshërës rritet me konservantë).
Gjithashtu në etiketën e produktit që furnizon aktualisht kopshtet dhe cerdhet tregohet qartë se nuk ka asnjë përqindje minerale dhe vitamina apo të sugjerojë se është i përshtatshëm për t’u përdorur nga fëmijët.
Nëpër supermarkete ky produkt, importuar nga një vend i Ballkanit, shitët me cmimin më të lirë në krahasim me produkte të tjëra të kësaj familje.
5- Tërshëra e pa përgatitur sic duhet, e pa përtypur sic duhet (kujto dhëmbet e fëmijëve) rrezikon bllokimin e zorrëve dhe në rastin më të mire thjesht kapsllëk.
6- Crregullimet e tretjes – Tërshëra përmban acid Fitic. Fitatet, kelate përbëjnë një jomponent të pa përthithshëm nga zorra humane.Përbërësit e tjerë shfaqin dobinë e tyre vetëm pas disa vitesh përdorim dhe kjo ndodh tek të rriturit.
7- Deficiti ushqyesve, si pasojë e konsumit të tërshërës janë
- Crregullime të gjumit
- Problem me kockat
- Spazma muskulare kronike dhe dobësi
- Ankth dhe acarime
- Crregullime neurologjike që cojnë në dhimbje kronike dhe keqfunksionim të organeve, vecanerisht sistemit tretës.
- Depresion dhe humbje memorie
- Katarakt në sy
- Rritje e ngadaltë e thonjve
- Koagulim të gjakut
- Lodhje
- Sindromi I këmbëve të paqëndrueshme (RLS)
- Hipoglicemia (rënie sheqeri në gjak)
- Sëmundje veshkash
- Migrena
- Raynaud’s sindrome
- Demtime dhe prishje të dhëmbëve të rrinj që dalin
- Ritëm anormal I zemrës
a- Sindromën e zorrës së irritueshme, fryrje zorrësh, krampe në zorrë dhe dhimb je barku
b- Diarre
c- Probleme lëkure: rash, dermatit seboreik dhe dermatit herpetiform.
d- Konfuzion mendor
e- Dhimbje kycesh dhe pickime në anesi.
f- Crregullime endokrine
Konsumi i tërshërës për një kohë të gjatë tek fëmijët shkakton më tepër dëme sesa përfitime. Humbja e vitaminave dhe mineraleve nga konsumimi i tërshërës është një proces i ngadaltë, por rikuperimi në vlerat e normës është edhe më i ngadaltë.
Së fundmi, në lidhje me sigurinë ushqimore mund t’ju themi se ende nuk jemi të qetë (edhe pasi kemi parë kopjet e analizave), pasi për bukën e thekrës që prodhohet këtu ka patur disa investigime, ku janë denoncuar prodhues që përdorin ngjyrues edhe në këtë lloj buke. Në menytë italiane, ku jemi referuar, buka që ju jepet fëmijëve është e pregatitur me miell te tipit 00.
Gjithashtu nuk është e qartë përse marka e vajit të ullirit të virgjër në supermarket tregtohet në shishe qelqi e në kopshte është në shishe plastike.
Shtojmë se në mënynë e re janë futur më shumë produkte të paketuara, që mendojmë se mund të zvendesohen fare mirë me produkte stinore dhe të freskëta.
Përfitojmë nga rasti, si prindër të shqetësuar, të bëjmë thirrje për më shumë përgjegjshmëri, diskutim me prindër e mjek specialistë në orvatjet që bëhen për të vendosur regjim ushqimor të fëmijëve. Gjithashtu, në mënyrë që të jetë sa më i shëndetshëm, jo eksperimenti i radhës, kërkojmë një përfshirje edhe të kuzhunierëve, edukatoreve, mësueseve duke ndjekur procedurat e përcaktuara institucionale.
Duke shpresuar se kërkesa jonë do të gjej mirëkuptim, mbështetje, reflektim dhe me shpresën se ajo do të merret parasysh, presim përgjigjen dhe reagimin tuaj.

















