
Si ta marr veten, pas zhgënjimit në dashuri!
Dritare.net
Përshëndetje Psikologe Enertila!
Vendosa të shkruaj pasi ndiej dhimbje shpirtërore, lodhje psikologjike, mungesë oreksi dhe socializimi, pasi jam ndarë nga i dashuri të cilin e kam dashur shumë. Kam një zhgënjim në dashuri që dua ta kaloj sa me shpejtë. Çfarë mund të më thuash ti? Faleminderit dhe suksese në punën tuaj!
Psikologia Enertila Bekteshi përgjigjet!
Përshëndetje lexuesja jonë në Dritare.net!
Përballja me zhgënjimet e dashurisë të lejon për të kuptuar se çfarë lloj marrëdhënieje dhe çfarë personi duam pranë. Kur një person të zhgënjen, asgjë nuk kthehet si më parë, pikërisht sepse zhgënjimi nënkupton një thyerje të një pritshmërie që ka pasur njëri ndaj tjetrit dhe që mund të çojë në fundin e historisë. Përgjigja është po, zhgënjimet mund të kapërcehen me kalimin e kohës. Por nuk ka kohë të duhur për të kapërcyer një zhgënjim dashurie. Për të qenë në gjendje të kapërceni një zhgënjim, është e rëndësishme të heqësh dorë nga të gjitha Emocionet që ndjenë lotët, zemërimi, mosbesimi, trishtimi. Qëndrimi i mbyllur në shtëpi duke menduar është sigurisht i dobishëm, por duhet ta detyroni veten për të dalë për t’u larguar pak nga dhimbja. E dashur mos ushqe mendime për personin që të ka zhgënjyer, nuk është mire. Sapo të ndiheni më e fortë, përpiquni të falni personin që ju zhgënjeu . Kjo nuk do të thotë që ju duhet t’ia komunikoni këtë personit, por thjesht se duhet të bëni paqe me këtë kujtim.
Mëria ndaj diçkaje shkakton vetëm dhimbje gjatë gjithë kohës që ajo krijohet. Falja do t’ju lejojë të hiqni dorë nga ky zhgënjim dhe të vazhdoni përpara, pa pasur nevojë të mendoni më tej. Natyrisht nuk është e lehtë, sepse përfshin një proces mendor që përfshin edhe faljen e vetes. Por është mënyra më e mirë për të kapërcyer një akt që ju ka lënduar.
Dashuria është ilaçi më i mirë për zemrat e thyera dhe në këtë mund ta gjesh pranë të dashurve dhe miqve të tu, të cilët me siguri do t’ju dëgjojnë dhe do tu kuptojnë. Çdo person ka një rrugë kundrejt me një personi tjetër dhe ndonjëherë përshtatet në mënyrë të përkryer dhe ndonjëherë jo. Ndonjëherë thjesht nuk është koha. Shpresoj shumë të kem qenë e qartë për tu ndihmuar. Ditë të mbarë!/dritare.net

















