Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Si mund të gjej një të dashur!

Si mund të gjej një të dashur!

Përshëndetje Psikologe Enertila. Ju uroj suksese në punën tuaj dhe në familje gjithashtu. Jam një djalë i cili po ndihem i dëshpëruar apo i shqetësuar pasi jam disa vite që jam ndarë nga e dashura dhe ende nuk po vendos të gjej dikë tjetër. Më duket sikur po fiksohem për të gjetur një partner. Si të veproj? Ju falënderoj!

Psikologia Enertila Bekteshi përgjigjet!

Përshëndetje lexues të Dritare.net!

Të kesh një partner është një kërkesë thelbësore për të pasur një jetë të plotë. Jo të gjithë e ndjejnë nevojën për të pasur një partner por ka disa njerëz për të cilët të qenit në çift nuk është një dëshirë, por një obsesion i vërtetë Të qenit beqar duhet parë si një fazë apo një kusht i jetës. Të kesh një partner është një element shtesë që të ndihmon të ndihesh mirë, por që nuk është thelbësor për të jetuar mirë. Duhet të mësoni të ndiheni mirë edhe vetëm. Disa njerëz, e konsiderojnë të qenit beqar si një dështim.

Njerëzit takohen kur është koha e duhur për t’u takuar. Kur jeni beqar dhe në kërkim të dashurisë , keni shumë ndjenja të ngatërruara. Ndiheni të papërshtatshëm, ose të padenjë për dashuri, ose të paaftë për të zgjedhur personin e duhur. Për të gjetur dashurinë, duhet të filloni të rrëzoni të gjitha këto dhe të përpiqeni nga njëra anë të forconi vetëbesimin dhe mirëqenien tuaj dhe nga ana tjetër të dilni nga zona e rehatisë ose zakonet tuaja për të jetuar përvoja të reja dhe për të takuar njerëz te rinj.

Shpesh ndodh të takojmë njerëzit e gabuar, sepse nuk jemi ende gati për të përballuar një lidhje serioze ose sepse nuk kemi besim në vetvete, dhe ne tërhiqemi instinktivisht në një nivel ndërgjegjshëm, nga njerëz që e dimë se nuk do të mund të na jep një marrëdhënie të qëndrueshme.

Këshillat e mia se si të gjeni dashurinë do të ishin: mësoni të doni veten ,mos u

dëshpëro. Shikoni në vendet e duhura ,mësoni të kujdeseni për veten ,tregojuni miqve tuaj se dëshironi të takoni dikë që t’ju prezantojnë me njerëz të rinj ose t’ju shoqërojnë në ndonjë aventurë të ri ,mos kini frikë të jeni vetëm.

Dashuria nuk është jashtë vetes suaj, gjëja më e rëndësishme në të cilën duhet të përqendroheni është të ndiheni mirë me veten dhe të vlerësoni njerëzit përreth jush. Nëse gjendja në të cilën ndodheni ju shkakton shqetësim dhe dhimbje, mos kini frikë të kërkoni ndihmë si nga njerëzit përreth jush ashtu edhe nga një psikolog. Ju uroj ditë të mbarë./dritare.net