
Nëna pyet psikologen: Si t’i përgjigjem fëmijës për pyetjet delikate!
Dritare.net
Përshëndetje Psikologe Enertila
Unë që ju drejtohem jam nënë e një djali 11 vjeçar, që shpesh vendosem në vështirësi me djalin tim pasi nuk di si ti kthej përgjigje. Pyetjet e tij ndonjëherë më vendosin në siklet dhe nuk di si ti përgjigjem. Dua tu pyes juve a mund ti them djalit tim nuk e di ?
Përshëndetje Lexuesja jonë!
Ndonjëherë prindërit priren të mendojnë se është e nevojshme që gjithmonë t'u japin përgjigje fëmijëve të tyre, në realitet ky është një besim i gabuar sepse pritshmëria për të pasur gjithmonë përgjigje mund të dëmtojë aftësinë e fëmijëve për të mësuar dhe për të krijuar marrëdhënie kuptimplotë me njerëz . Prandaj, t'u thuash fëmijëve nuk e di është e dobishme dhe edukative, sepse i mëson ata të mbajnë një këndvështrim më të hapur dhe të thellohen në aspektet që nuk i dinë. Prindërit shpesh e kanë të vështirë edhe t'u thonë " jo " fëmijëve të tyre. Kjo fjalë perceptohet si dëshirë për të nisur një konflikt, por nga pikëpamja edukative është e rëndësishme të dish se si të mbështesësh një ndalim. Në fakt, janë pikërisht jo-të, pra kufijtë dhe rregullat, ato që na ndihmojnë të rritemi dhe të bëhemi të pavarur . Fëmijët kanë nevojë për një të rritur që mund t'i përmbajë dhe t'u japë atyre kufizime .Megjithatë, prindërit shpesh kanë frikë se ndalimi i tyre mund të ketë pasoja në qetësinë e fëmijës së tyre. Jo-të që u thuhen fëmijëve kanë vlera të ndryshme. E dashur lexuesja jonë në këndvështrimin tim do tu sugjeroja të inkurajoni fëmijën tuaj të lexojnë libra me mendime dhe këndvështrime kontradiktore. Tregoji fëmijës tuaj se mund të ndryshoni mendje dhe se shpesh mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme. Lexuesja jonë lërini fëmijën tuaj të përjetojnë se si një besim i mbajtur prej kohësh mund të jetë në të vërtetë i pasaktë , bëni një bisedë familjare ,dhe pranoni se nuk dini gjithçka për një temë të caktuar për të rritur .është e dobishme ti mësosh fëmijës tuaj për të falur veten kur bënë gabime. E dashur lexuesja jonë do tu sugjerojase se në këndvështrimin tim është thelbësore t'i mësoni fëmijës tuaj që të rritet plot kuriozitet dhe pa frikë se mos bëjë gabime ose ndryshojnë mendje. Prindërimi është një sfidë tepër e vështirë ndaj ju uroj prindërim të mbarë. Shpresoj shumë që këndvështrimi im tu ndihmojë sadopak .Gjithë të mirat. /dritare.net

















