Na ndiqni edhe në

Shëndet

Lëkura e limonit ju shpëton nga dhimbja kronike e nyjeve

Lëkura e limonit ju shpëton nga dhimbja kronike e nyjeve
Ky artikull do të zbulojë sesi lëkura e limonit mund të trajtojë në mënyrë të efektshme probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë dhimbjen kronike të nyjeve.

Limonët janë një nga frutat më të dobishme, jo më kot janë të përfshira në trajtime të ndryshme shëndetësore. Është një nga bimët më të vjetra të kultivuara në mbarë botën dhe konsumi i tyre çon në përfitime të ndryshme shëndetësore.

Limonët janë të pasur me vlera të shumta dhe të rëndësishme ushqyese, të tilla si magnez, kalium, kalcium, acid folik, fosfor, vitaminë A, C, B1, B6.

Ky kombinim parandalon sëmundje të ndryshme dhe përdorimi i rregullt i tij, ndikon për mirë në mëlçi, zorrë, stomak dhe gjithë sistemin imunitar.

Për më tepër, limoni zbut dhimbjen e nyjeve në mënyrë të konsiderueshme.

Ajo ka veti të fuqishme antiseptike, dhe gjetet e limonit trajtojnë në mënyrë efikase ethet.

Shtrydhni pak lëng limoni në ujë apo çaj në mëngjes, në rast se ju përzihet stomaku në mëngjes, gjatë shtatzënisë. Kjo do të përmirësojë menjëherë gjendjen tuaj.

Vajra me esencë limon çlodhin enët e gjakut dhe kanë veti të fuqishme anti-inflamatore, veti këto që lehtësojnë dhimbjet nervore.

Lëkura e limonit në mënyrë të veçantë është e dobishme në rastet e dhimbjes kronike të nyjeve.

Ka dy mënyra përdorimi, për të zbutur dhimbjen:

Vendosni lëkurën e dy limonëve në një kavanoz qelqi dhe hidhni pak vaj ulliri mbi ta. Mbylleni kavanozin dhe lëreni për 2 javë pa e hapur atë. Pas kësaj, vaji i limonit është gati për përdorim.

Ajo që duhet të bëni është të derdhni pak vaj mbi një garzë dhe ta vendosni atë në zonën që ju dhemb. Mbështilleni me një fashë dhe lëreni të veprojë gjatë gjithë natës.

Ose grini lëkurën e limonit, por pa shtresën e bardhë, dhe aplikojeni në zonën që ndjeni dhimbje. Mbështilleni me një fashë dhe lëreni të veprojë për 2 orë./dritare.net