Kuzhinieri shqiptar që gatoi për Mbretëreshën e Anglisë

Ismet Shehu është shef kuzhine dhe profesor në Insitutin e Kulinarisë Neranxi. Është shumë modest për të treguar kush është dhe çfarë bën, ndonëse ka studjuar shumë për profesionin e tij që tani e ndan me qindra studentë, të cilët falë tij dhe shkollimit te Neranxi, janë shefa të mirë kuzhine. Ismeti na shoqëroi në Seman, për të ndarë sëbashku ide mbi mënyrën si mund të hyjë në treg gjithë lënda e parë e Myzeqesë, vendit të ushqimit të bekuar.

Rudina Xhunga- Unë jam këtu me Ismetin, i cili ka studiuar në Londër dhe e mora në këtë oborr shtëpie myzeqare për të më treguar dhe për t’ju treguar, që si i bëhet, që e gjithë kjo pasuri të ekspozohet e të ndahet me të tjerët sepse përndryshe do të kalben në oborret e shtëpive të tyre pa e ditur se çfarë fshehin këto oborre të shtëpive myzeqare. Faleminderit që udhëtove nga Tirana në Seman se Londrën e ke lënë më kohë, besoj.

Ismet Shehu: Po, Londrën u bë një vit e pak që e kam lënë Londrën. Tani jam tek Instituti Neranxi ku jap mësim dhe bëjmë të pamundur që çdo student të mësojë çdo lloj produkti nga cilësia e parë që kemi, veçanërisht produktet bio që ka tani stina. Më vjen vërtetë keq që këtu nuk ka një investim të mirëfilltë për këto produkte, që po kalben pa u pwrdorur.

Të gjithë këto produkte, në këto oborre, mbeten këtu, nuk shkojnë dot deri tek konsumatori. Ky është një hambar i madh, e gjitha ku jemi, vitrina i mungon. Pse është e rëndësishme vitrina?

Vitrina është shumë e rëndësishme sepse ka të bëjë shumë cilësia dhe njerëzit duhet ta dinë si të përdorin produktet dhe cilësinë. Është për të ardhur keq kur sheh vërdallë që nuk ka investim. Është një vend ku ke qejf të rrish, por të vjen keq e të priten krahët pse kwta njerëz nuk dinë t’i pwrdorin, ndërkohë që nëse përdor produktet bio, ke qejf t’i hash. Është vërtetë për të ardhur keq t’i shohësh këto produkte nëpër tokë. Çdo produkt sot është art, nuk është fjala vetëm ta marrësh e ta përdorësh në gatim, por me to mund të bësh shumë gjëra të tjera. Limoni nuk është e thënë të përdoret vetëm tek peshku, por me të mund të bësh lloj-lloj salcash.

Po, ne ishim tek një peshkatar që kishte kapur peshk e na kërkoi të mos e xhironim, domethënë se ç’ka zona diçka, që kërkojnë të mos filmohen, në një kohë që e gjitha kjo është një zonë e fshehur që do duhej ekspozuar. Ti, për shembull, si e shikon, po të kishe një restorant tëndin, çfarë do bëje, ku do furnizoheshe, çfarë do tregoje nga kjo zonë?

Po të kisha një restorant këtu do bëja gjithçka moderne, mirë e bukur që njerëzit të vinin nga larg për të ngrënë këtu, që të mos vinë vetëm njerëzit e zonës, por të gjithë. Po të isha unë, të kisha kuzhinën time, do bëja të pamundurën që jo vetëm Shqipëria, por të gjitha vendet anembanë të vinin këtu të shihnin çfarë bëhet, se çfarë konsumohet. Çdo njeri ka eksperiencat e veta me restorantet, ashtu si the edhe ti e paguan shtrenjtë për të ngrënë diçka të mirë, ndërkohë është gjynah të mos investohet këtu , njerëzit duhet të vinë të shohin vërtetë se çfarë ka dhe se ia vlen të vish të konsumosh produkte bio si nga deti ashtu edhe nga fusha. Nuk është me vlerë të marrësh mishin e ta ziesh, madje i kam treguar edhe anglezëve, që ne në Shqipëri e marrim mishin dhe thjesht e ziejmë. Është turp të ziesh mishin ndërkohë që mund të realizosh shumë gatime të ndryshme me të. Një tjetër gabim që bëhet është se sapo mishi është prerë, nuk lihet të kullohet, por direkt futet të zihet. Pra, këto janë disa gjëra që duhen mësuar. Edhe tek peshku, merret, i hidhet pak limon e direkt vendoset në zgarë, por nuk duhet vepruar kështu. Çdo produkt ka cilësinë e vet dhe duhet kujdesur për të, ashtu si çdo person që kujdeset për trupin e tij, edhe cilësia kërkon përkujdesje. Kur del jashtë shtëpie i rregulluar thua, o sa mirë dukem, por edhe kur do ia prezantosh klientit një pjatë, duhet të ketë si cilësinë ashtu edhe bukurinë. Sot njerëzit hanë me sy, ka ikur koha kur njerëzit kërkonin të ngopeshin, ata duan shije, duan cilësi dhe shpjegim. Po të vish këtu ke domaten e freskët bio, edhe po t’ia tregosh atë, ai vetë do ta kuptojë sa e mirë sepse domatja e porsa këputur ndjehet me erë kur është bio dhe me cilësi. Prandaj them që duhet një investim shumë i madh, jo vetëm nga shteti, por edhe nga njerëzit. Pse të mos e bëjnë, nuk duhet të kenë frikë të provojnë.

LEXO DHE :  Tërmeti “totalitar” dhe pasgoditjet me rrena të ndonjë medieje!

E di pse nuk e provojnë? Sepse nuk e dinë se çfarë kanë dhe kjo është një prej gjërave që mua më ka mbetur në mendje nga kjo zonë, që njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për ‘kush janë, çfarë prodhojnë, çfarë kanë’. Prandaj nuk është faji i tyre, ata do duhen mësuar, treguar se çfarë mund të bëjnë me këto produkte.

Prandaj thashë në fillim që ne bëjmë të pamundurën që t’i mësojmë njerëzit dhe shkolla është shumë e rëndësishme për këtë, jo vetëm ajo, por edhe eksperienca.

Ti ke studiuar në Londër?

Po, në Angli për Hospitality që është për kuzhinë, menaxhim dhe çdo gjë tjetër.

Çfarë ke mësuar nga Londra, ti si një dibran që e ka në gjak kuzhinën e mirë?

Në Londër fiton eksperiencë pa fund sepse është një qytet me popullsi të madhe, ka shumë restorante, me yje të ndryshme dhe ke hapësirën të mësosh çdo gjë. Gjithsesi, shkolla që kam bërë, është një nga shkollat më të mira ku i kam shërbyer edhe Mbretëreshës së Anglisë, dy herë.

Vërtetë? Pse?

Ishte shkolla që më dërgoi atje dhe për mua ishte fat i madh.

Domethënë e ke parë Mbretëreshën e Anglisë?

Po, e kam parë, na ka takuar dhe madje na ka dhënë edhe medalje.

Unë nuk e dija këtë detaj, të ftova në Myzeqe për domatet, por t’i paske takuar Mbretëreshën.

Epo njeriu duhet të jetë sa më i thjesht sepse çdo njeri ka profesionin e vetë, ashtu si i thonë që zanatin ti ia dhuron dikujt me zemër, jo për t’i treguar kush je.

Ne jemi këtu në një bahçe myzeqare dhe ti po më tregon histori kaq interesante, plot surpriza.

Po të tregoj një kuriozitet. Kemi Pogradecin dhe koranin që Mbretëresha e Anglisë e adhuron, madje e kanë treguar edhe shumë media. Pse? Sepse është i veçantë, special dhe vijnë nga Anglia për ta zgjedhur. Për shembull, nëse do dinin të përdornin havjarin nga peshku koran, do ishte një treg shumë fitimprurës.

E di që kjo zonë ka tartufin, për shembull?

Po, tartufi që është shumë i shtrenjtë është këtu, por njerëzit nuk i vënë re sepse mendojnë thjesht të bëjnë një jetë normale, të jetojnë. Njerëzit sot duhet të kenë gjallëri, nuk është ideja thjesht të jetosh në fresllëk, të mbjellësh një frut apo perime, ta hash atë më pas e kaq. Po nuk pati gjallëri nuk do ketë askënd që të vijë nga një zonë tjetër, për të ardhur këtu. Njerëzit duhen mësuar për këtë.

Edhe ne këtë po bëjmë, po bëjmë emisione për këtë qëllim.

Po, ashtu është. Dua të them se njerëzit nuk duhet të harrojnë se Shqipëria ka plot vende të bukura. Për mua, edhe pse kam jetuar dhe pothuajse jam rritur atje, Shqipërinë nuk e harroj dot sepse ka gjërat më të bukura që mund të ekzistojnë. Po të shkosh në Brighton që ka një det kot, krahasuar me tonin, por atje është bukur sepse ka investim. Ndaj duhet investuar ketu, dheismet të jemi ne që duhet ta bëjmë këtë vend./ dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.