

Me sloganin “Ne nuk informojmë”, gazeta një botim i Institutit Europian Pashko do të hidhet në treg me 16 Mars, duke ardhur tek lexuesit shqiptar me një vështrim analitik të zhvillimeve që ndodhin në vend.
Themeluesi i Institutit Europian Pashko, Henri Çili është shprehur se nisur nga vetë emri, gazeta do të jetë një rezistencë liberale ndaj populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstramizmave fetarë apo kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.
(Foto: Presidenti i Institutit Europian Pashko, Preç Zogaj dhe themeluesi Henri Çili)
Presidenti i Institutit Europian Pashko, Preç Zogaj tha se “Gazeta Liberale” do të jetë një instrument për të çuar më përpara fjalën e profetit të liberalizmit shqiptar, Gramoz Pashko.
(Foto: Themeluesit e Gazetës Liberale: Nga e majta në të djathtë, drejtor Ervis Iljazaj, president i institutit, Prec Zogaj, kryeredaktor, Arion Sulo dhe gazetarët Reldar Dedaj e Suadela Balliu)
Gazeta Liberale me drejtor Ervis Iljazajn dhe kryeredaktor Arion Sulon, vjen edhe në versionin on-line gazetaliberale.al./Gazeta Liberale

















