Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush është prefektja e vetme femër dhe e para kolonele në Shqipëri

Kush është prefektja e vetme femër dhe e para kolonele në

Në prezantimin e prefektëve të rinj nga vetë kryeministri Edi Rama, në sy ra që mes 12 drejtuesve të qarkut ishte vetëm në femër e cila do të mbante postin e prefektes.

Bëhet fjalë pikërisht për Suzana Jahollari, e cila njëheresh është e para femër kolonele në Shqipëri, si dhe së fundmi lektore në Akademinë e Mbrojtjes. Në prezantimin e saj, së bashku me 11 prefektët e tjerë të vendit, kryeministri Rama tha se Suzna Jahollari, ka kryer disa kualifikime në Holandë dhe SHBA, si dhe është aktivizuar në forumet e NATO-s në lidhje me barazinë gjinore dhe të tjera.

Jahollari në një intervistë të mëparshme të sajën, ka treguar se gradën e lartë të Koloneles, e ka marrë shumë vështirësi.

“Më është dashur të thyej mentalitete e tabu në shumë drejtime. Megjithatë, nuk e përfundova afatin ligjor të mbajtjes së kësaj grade për 4 vjet, por vetëm një vit e gjysmë. Punë shumë dhe studim. Çdo gjë realizohet me mund e sakrificë, mentalitetet ndryshojnë, tabutë thyhen. Duhet të konkurosh me vlerat e standartet që kërkon koha”, ka rrëfyer ajo./D.M-Dritare.net