Trajnerja 65-vjeçare zbulon sekretin e fizikut të saj!
Dritare.net
Shumë prej nesh mendojmë se me kalimin e moshës, nuk mund të kemi trupin perfekt. Por Lesley Maxwell na tregon të kundërtën, 65-vjeçarja, trajnerë fitnesi, ndihmon rregullisht njerëzit të moshës mbi 40-vjeç për t’u palestruar për të pasur një trup sa më slim.
Ajo tregon se në moshën 49-vjeçare mësoi se mënyra më e mirë për të pasur trupin që ajo donte, ishte fitnesi. Maxwell thotë se ajo ka qenë gjithmonë e kujdesshme për shëndetin dhe ka kaluar vite të tëra në palestër. Ndër ushtrimet që ka përdorur më shpesh kanë qenë ato kardio, pasi janë më të dobishme për shëndetin. Duke parë trupin e saj aq në formë dhe të tonifikuar, ajo vazhdoi të stërvitej rregullisht, madje edhe duke u bërë pjesë e garave të peshëngritjes. Deri më sot, ajo ka konkurruar në më shumë se 30 gara në peshëngritje. Ajo gjithashtu zgjodhi të bëhej një trajnere personale, si një mënyrë, ku ajo mund të ndante njohuritë e saj te të tjerët. Ajo punon prej më shumë se 15 vjet.
"Njerëzit admirojnë gjithmonë një trup të shëndetshëm dhe të fortë. Të bën të ndihesh seksi. Nuk e bëj për burrat. Unë dua të jem e fortë dhe më pozitive për veten time. Njerëzit e të gjitha moshave mund të ndryshojnë trupin e tyre, shëndetin e tyre dhe me të vërtetë ju duhet vetëm një orë në ditë, ju mund të jeni seksi në çdo moshë.
Nëse fokusoheni vetëm në humbjen e peshës, përfundoni duke humbur muskuj së bashku me yndyrën e trupit. Muskujt janë ato që mbështesin skeletin dhe i japin një formë të bukur,” tregon ajo./M.K-dritare.net