Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Pesë ushqime për mirëfunksionimin e sistemit tretës!

Pesë ushqime për mirëfunksionimin e sistemit tretës!

Kur vendosim të konsumojmë ushqim duhet të jemi të ndërgjegjshëm se si ndikojnë në shëndetin tonë produktet e zgjedhura. Për të pasur një sistem tretës me një funksion shumë të mirë duhet të jemi konsumues të rregull kryesisht të pesë ushqimeve, si bananet, kosi, thjerrëzat, xhenxhefili dhe bajamet.

Një zorrë jo e shëndetshme mund të ndikojë në disa probleme shëndetësore, duke përfshirë diabetin, presionin e lartë të gjakut dhe madje edhe ankthin.

Pesë ushqime për mirëfunksionimin e sistemit tretës!

Xhenxhefil

Xhenxhefili është një super ushqim që ka shumë përfitime befasuese shëndetësore. Ndihmon në reduktimin e urthit dhe madje nxit humbjen e peshës. Megjithatë, xhenxhefili mund të përdoret gjithashtu për të ofruar lehtësim për dhimbjet e stomakut dhe probleme të tjera që lidhen me tretjen.

Pesë ushqime për mirëfunksionimin e sistemit tretës!

Bananet

Bananet janë një tjetër ushqim që mund të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit të zorrëve. Bananet përmbajnë një fibër të quajtur inulin, një substancë që stimulon rritjen e baktereve të mira në zorrë. Konsumi i bananeve do t’ ju ndihmojë për të pasur një sistem sa më të mirë të tretjes.

Pesë ushqime për mirëfunksionimin e sistemit tretës!

Kos

Kosi është ndoshta ushqimi i parë që mendoni kur bëhet fjalë për shëndetin e zorrëve. Kosi është i pasur me probiotikë, të cilët janë mikroorganizma të gjalla që mbajnë mikrobiomën e zorrëve të shëndetshme. Gjithashtu kosi ndihmon në rastet kur ndjeni fryrje të zorrëve.

Pesë ushqime për mirëfunksionimin e sistemit tretës!

Thjerrëzat

Thjerrëzat janë një ushqim i gjithanshëm i pasur me lëndë ushqyese si hekur, vitamina B, magnez, kalium dhe zink, si dhe niseshte rezistente, të cilat janë të shkëlqyera për shëndetin e zorrëve.

Pesë ushqime për mirëfunksionimin e sistemit tretës!

Bajame

Bajamet kanë përmbajtje të lartë të fibrave, të cilat mund të rrisin prodhimin e butiratit, një acid yndyror me zinxhir të shkurtër që ndihmon në shëndetin e zorrëve. Ngrënia e një grushti bajame në ditë mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin tonë të përgjithshëm të zorrëve./Mirror/A.ZH-dritare.net