Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kujdes! Këto shenja tregojnë se keni nevojë urgjente për acid folik

Kujdes! Këto shenja tregojnë se keni nevojë urgjente për
Acidi folik është shumë i rëndësishëm për shëndetin, prandaj nëse ju nuk e keni mjaftueshëm në organizmin tuaj, do të sëmureni.

Kjo substancë, e quajtur folat, ose vitaminë B9 është vendimtare për shëndetin tonë, pasi ndihmon trupin të krijojë dhe riparojë ADN-së, si edhe të prodhojë qelizat e kuqe të gjakut.

Nëse trupi juaj nuk ka mjaftueshëm folat, ju mund të vuani nga anemia, ose mund të prekeni lehtësisht nga sëmundje të tjera.

Dritare.net ka bërë një listë me shenjat më të zakonshme që tregojnë se, trupi juaj ka nevojë urgjente për acid folik.

  • Keni probleme me kujtesën

Acidi folik është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sistemin qendror nervor. Nëse trupi juaj nuk e ka këtë vitaminë, ju mund të luftoni me depresionin, keni probleme me përqendrimin, kujtesën dhe do të jeni nervozë.  Nëse nuk trajtohet siç duhet, marrja e pamjaftueshme e folatit mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të çrregullimeve serioze siç është demenca ose sëmundja e Alzheimerit, informon dritare.net

  • Keni dhimbje të forta të trupit

Në rastet e rënda të anemisë të shkaktuar nga mungesa e folatit, truri juaj merr më pak oksigjen se sa idealisht duhet. Në përgjigje, arteriet e trurit fillojnë të ënjten dhe ju keni dhimbje koke. Sidoqoftë, truri juaj nuk është organi i vetëm që i mungon oksigjeni, kështu që mund të ndjeni edhe dhimbje në pjesë të tjera të trupit tuaj, veçanërisht në gjoks dhe  këmbë.

  • Jeni të zbehtë

Hemoglobina, një proteinë e përfshirë në qelizat e kuqe të gjakut, është përgjegjëse për transportimin e oksigjenit nga mushkëritë tuaja në të gjitha indet e trupi. Kur trupi juaj nuk ka folat, ju nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të siguruar organet e brendshme me sasinë e nevojshme të oksigjenit. Kjo mund të çojë në lodhje të muskujve, lodhje, mpirje të duarve dhe këmbëve, lëkurë të zbehtë etj, informon dritare.net

  • Nuk merrni dot frymë

Nëse keni probleme me frymëmarrjen, nivelet e oksigjenit janë të ulëta, pasi trupit tuaj i mungojnë qelizat e kuqe të gjakut. Së bashku me këtë simptomë, ju gjithashtu mund të keni rrahje të shpeshta të zemrës, marramendje dhe zbehtësi.

  • Keni probleme me tretjen

Simptoma të tilla gastrointestinale si: të vjellja, dhimbja e stomakut dhe diarre pas ngrënies, mund të jenë shenjat e para që trupit  tuaj i mungon acidi folik. Përveç kësaj, në raste të rënda, mund të vuani edhe nga anoreksia, që zakonisht çon në humbje të konsiderueshme të peshës, informon dritare.net

  • Puçrra në gojë dhe ënjtje të gjuhës

Këto simptoma zakonisht ndodhin kur mungesa e folatit është mjaft e madhe, kështu që ju nuk duhet t’i neglizhoni ato. Gjuha juaj mund të duket e fryrë, e kuqe ose e shndritshme, zakonisht rreth majës dhe në skaj. Për shkak të uljes së qelizave të kuqe të gjakut, mund të keni edhe dhimbje kur gëlltitni ushqimin ose ju dhemb gjuha.

  • Nuk e keni ndjesinë e shijes

Sipas disa studimeve, përveç plagëve të gojës, mungesa e acidit folik mund të rezultojë në vështirësi për të provuar ushqimin tuaj. Kjo ndodh sepse receptorët e shijes, të quajtur papilla, nuk mund të dërgojnë mesazhe në trurin tuaj nëpërmjet sistemit nervor për shkak të problemeve ekzistuese të gjuhës.

Por si mund t’i trajtoni mungesat e acidit folik?

Nëse ju hani ushqimet që e kanë këtë vitaminë, atëherë edhe këto simptoma do të reduktohen dhe ju nuk do të sëmureni, këshillon dritare.net

Mënyra më e lehtë për të zgjidhur mungesën e folatit është përmes dietës suaj. Për të mbajtur një status adekuat folik, ju duhet të hani më shumë perime si: brokoli, lakër brukseli, spinaq dhe asparag. Sa për ushqimet e tjera, është më mirë të konsumoni  agrume, fasule, kërpudha dhe drithëra rregullisht./Përshtati: Kadrije Cako/dritare.net