
Kujdes! Ja shenjat që tregojnë se keni mpiksje gjaku në trup!
Dritare.net

Kur mpiksjet e gjakut fillojnë dhe japin shenja, atëherë jeni në rrezik dhe nuk duhet të neglizhoni.
Dy pikat ku mpiksjet e gjakut grumbullohen janë mushkëritë dhe zemra duke rrezikuar ishemi, atak, ao hemorragji.
Më poshtë po ju sjellim disa nga simptomat që tregojnë se mpiksja e gjakut është mbi normalen.
Rrahjet e zemrës- Nëse keni mpiksje gjaku në mushkëri, ndoshta do të ndieni presion në mushkëri. Në këtë rast, tahikardia mund të jetë e shkaktuar nga niveli i ulët i oksigjenit në mushkëri. Për këtë shkak, zemra juaj përpiqet ta kompensojë mungesën dhe fillon gjithnjë e më shpejt të punojë.
Shkurtësia e frymëmarrjes- Nëse përnjëherë keni kuptuar që e keni shumë të vështirë të merrni frymë thellë, mund të jetë simptomë e mpiksjes së gjakut në mushkëri, që quhet emboli mushkërore.
Kollitja pa shkak- Nëse keni të kollë të thatë pa shkak, frymëmarrje të vështirësuar, shpejtësi të shtuar të rrahjeve të zemrës dhe dhembje në gjoks, kjo mund të thotë që keni mpiksje gjaku në mushkëri. Ndoshta do të nxirrni me kollë mukozë, madje edhe gjak.
Dhembja e gjoksit- Zakonisht dhimbja është e mprehtë, mirëpo lehtë mund të mendoni që keni sulm në zemër. Dallimi kryesor midis tyre është që embolia mushkërore gjithmonë përkeqëson frymëmarrjen. Në këtë rast, duhet të lajmëroni urgjencën, sepse pasojat mund jenë fatale.
Skuqje e fortë në këmbë- Nëse pikat e kuqe apo të errëta në lëkurën tuaj shfaqen pa ndonjë shkak, mund të jetë simptomë e mpiksjes së gjakut në këmbën tuaj. Gjithashtu, mund të ndieni nxehtësi në këtë zonë, madje edhe dhembje derisa i shtrëngoni gishtat nga poshtë lart.
Dhembje në dorë apo këmbë- Dhembjet e shkaktuara nga mpiksja e gjakut lehtë mund të ngatërrohen me ngërçe të muskujve, mirëpo lloji i tillë i dhembjeve shpesh ndodh kur jeni duke ecur apo kur i lakoni këmbët në drejtimin lart.
Ënjtja- Kjo gjendje konsiderohet rast urgjent, sepse mpiksja mund të lirohet në çfarëdo momenti dhe të arrijë deri te ndonjë organ juaji duke shkaktuar hemorragji në venat më të holla.
Njolla të kuqe në lëkurë- A i keni vërejtur vijat e kuqe të cilat papritur shfaqen përgjatë venave tuaja? A ndieni nxehtësi kur i prekni? Këto janë shenja paralajmëruese dhe ju nevojitet ndihmë urgjente mjekësorë./e.k-Dritare.net

















