Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kualifikuese/ Edi Reja shpall listën e kombëtares, për dy ndeshjet e radhës

Kualifikuese/ Edi Reja shpall listën e kombëtares, për dy
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja, në një konferencë për shtyp, ka bërë publike listën e futbollistëve për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, me Moldavinë dhe Islandën.

Në listë mungon portieri Strakosha, që do të zëvendësohet nga Selmani. Gjithashtu rikthehet Mavraj e Cikalleshi.

Në portë janë Berisha i Atalantës, Hoxha i Partizanit dhe Selmani i Laçit.

Në mbrojtje janë Aliji, Hysaj, Ismajli, Ajeti, Kumbulla, Balliu, Veseli, Mihaj, Binaku, Dermaku, Mavraj.

Mesfushorët janë Abrashi, Basha, Memushaj, Kaçe, Ndoji, Qose, Xhaka, Ramadani, Lenjani.

Ndërkohë, në sulm janë thirrur 6 lojtarë, Uzuni, Balaj, Cikalleshi, Sadiku, Grezda, Roshi./E.B-dritare.net