Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryebashkiaku i Bulqizës ngre padi ndaj Salianjit, pas publikimit të videos me kokainë

Kryebashkiaku i Bulqizës ngre padi ndaj Salianjit, pas publikimit të
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetim ndaj kreut të bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, të cilit i është publikuar një video ku shihet duke konsumuar kokainë në një lokal.

Pas nisjes së hetimit, ka reaguar Alla,  i cili thotë është një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal.

Ai gjithashtu ka lajmëruar se do të ngre padi ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

"Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare.

Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë.

Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia.

Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës", shkruan Alla./E.B-dritare.net