
Familja shqiptare aksidentohet në Greqi! 1 viktimë dhe dy të plagosur!
E Enjte 1 Gusht 2024, 19:07
Dritare.net
Një aksident rrugor ka ndodhur në Greqi, ku raportohet për viktima. Një grua shqiptare ka humbur jetën teksa makina që drejtohej nga bashkëshorti i saj doli nga rruga dhe u kthye përmbys. Bashkëshorti së bashku me vajzën e tyre ndodhen në spital.
Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin, duke u përmbysur.
Shkaku i plotë i aksidentit po hetohet nga policia./ M.K-dritare.net

















