Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kristiano Ronaldo transferohet te Juventus, shihni urimin e nënës së tij!

Kristiano Ronaldo transferohet te Juventus, shihni urimin e nënës
Kristiano Ronaldo së shpejti pritet që të luajë pranë skuadrës së Juventusit. Ish-ylli i Real Madridit ka marrë urime dhe kritika të shumta për transferimin e tij te Juventusi.

Nëpërmjet një fotoje të postuar nga nëna e tij, Dolores Avero, në Instagram, Ronaldo shihet  teksa feston për transferimin e tij. Në foto shkruhet edhe një urim për Ronaldon: ‘Tudo de bom na tua nova etapa”, pra “ Gjithë të mirat në etapën tënde të re.”

Ndonëse Kristiano është kritikuar shumë për transferimin e tij te Juventusi, siç duket ai vetë është i lumtur për këtë fakt./K.C/Dritre.net