Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Krah Olsi Ramës dhe trajnerit/ Portieri i Partizanit foto nga spitali

Krah Olsi Ramës dhe trajnerit/ Portieri i Partizanit foto nga spitali
Portieri i Partizanit që ra nga kati i gjashtë i pallatit të tij disa ditë më parë, tashmë është gati të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi i ekipit të tij, ka postuar sot një foto ku Aldo Teqja, shfaqet në gjendje të mirë shëndetësore. Krah tij, janë edhe Olsi Rama, së bashku me trajnerin Franko Lerda.

“Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjesëtari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit”, thuhet në postimin e Klubit të Partizanit./L.F-dritare.net