
KPA diskuton shkarkimin/ Zaganjori: Çova prova për pasurinë
E Martë 25 Qershor 2019, 16:04
Dritare.net

Komisioneri publik, ka thënë se Zaganjori ka problem me pasurinë, ndërsa ky i fundit pas përfundimittë seancës ka deklaruar: “Unë respektoj ligjin, sepse kështu është formimi im, të gjithë jemi në pritje. Jam në proces, përpiqem të bëj më të mirën. Por kini parasysh se hetimet janë të imtësishme, bëhen fjalë edhe për një dokument të thjeshtë që të merr disa muaj kohë për ta siguruar. Nuk është e lehtë që të gjendet dokumentacioni, për një banesë para 30 vitesh. Gjeta kontratën e sipërmarrjes. Dorëzova fotografi, ku për fat kanë dhe datë. Tregon kohën e saktë të kohës së ndërtimit. Unë mendoj që janë prova, tani do e vërtetojnë ato”, tha Zaganjori./ I.M-Dritare.net

















