Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Votohet qeveria, Talat Xhaferi kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Votohet qeveria, Talat Xhaferi kryeministri i parë shqiptar në

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar sot me 65 vota pro dhe 3 kundër qeverinë teknike, e cila për herë të parë do të drejtohet nga një kryeministër shqiptar, Talat Xhaferi.

Mandati i saj do jetë 100 ditë, ndërsa detyra e këtij organi ekzekutiv është përgatitja e vendit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Xhaferi paraqiti para deputetëve sot në Kuvend, politikat që do të ndjekë për këto 100 ditë sa do të jetë në krye të ekzekutivit. Ai ka thënë se sundimi i të drejtës, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten politika qendrore dhe strategjike e qeverisë së tij.

Votohet qeveria, Talat Xhaferi kryeministri i parë shqiptar në