
Gati 1 mijë raste të reja sot në Kosovë!
E Premte 13 Nëntor 2020, 15:03
Dritare.net
Kosova po shënon çdo ditë rekorde të reja, sa i përket shifrave të të infektuarve të rinj. Sot janë regjistruar 963 raste pozitive. Një shifër alarmante. Numri i viktimave gjithashtu është në rritje. Sot janë shënuar 13 viktima. Sot në Kosovë, do të hyjnë në fuqi masa të reja shtrënguese, me qëllim frenimin e transmetimit të virusit./L.F-dritare.net

















