
Kosova shton masat/ Në zonat e kuqe mbyllet gjithçka pas orës 19:00!
E Mërkurë 11 Nëntor 2020, 13:01
Dritare.net
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një konference për shtyp, njoftoi sot masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga e premtja, për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus. Situata e pandemisë në vend është e rëndë, tha kreu i qeverisë. Kosova tashmë është e ndarë në disa zona, sipas rrezikut që ka secila për përhapjen e infeksionit. Shtatë komuna në Kosovë, janë cilësuar si të kuqe. Në këto zona aktiviteti do të lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 19:00. Pas kësaj ore, edhe lëvizja e qytetarëve është e ndaluar. Komunat të cilat janë zonë e gjelbër, do të lejohet aktiviteti nga ora 05:00 deri në orën 20:00. /L.F-dritare.net

















