Korreshi përballë Nokës në garën për Sekretar të Përgjithshëm të PD-së
Wednesday 15 July 2026, 17:05
Dritare.net

Partia Demokratike mbledh këtë pasdite, në orën 18:00, Këshillin Kombëtar, ku në rendin e ditës është zgjedhja e strukturave drejtuese të partisë.
Pjesë e procesit do të jetë edhe zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, ku deputeti Saimir Korreshi do të garojë përballë sekretarit aktual, Flamur Noka.
Emri i Korreshit është propozuar në minutat e fundit, ndërsa votimi do të zhvillohet gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar.
Në të njëjtën mbledhje pritet të votohet edhe për nënkryetarët dhe sekretariatet e Partisë Demokratike.