
Koronavirus/ Ja rastet kur duhet t’i shmangni vendet publike!
Dritare.net

Dy rastet e fundit në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut u regjistruan pasi të prekurit sapo ishin kthyer nga veriu i Italisë, që është prekur shumë nga virusi. Përhapja e virusit Covid-19 ka shkaktuar panik edhe në vendin tonë. Por sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virus, në Shqipëri.
Por meqenëse virusi ka ardhur kaq pranë nesh, shumë prej njerëzve kanë filluar të përdorin maska, dezinfektantë dhe të mos i frekuentojnë shumë vendet publike.
Por shumica e njerëzve duhet të vazhdojnë të shkojnë në punë, shkollë dhe vende të tjera publike.
Ka disa raste kur ju duhet ta shmangni frekuentimin e vendeve publike!
Ju duhet të rrini larg vendeve publike, vetëm nëse keni qenë:
-Në Hubei, provincën e Kinës, në 14 ditët e fundit.
- Në Iran, zona të veriut të Italisë, në zonat e izoluara ose që janë nën kujdes special, në Korenë e Jugut, që nga 19 shkurti.
- Nëse keni qenë në rajonet e tjera të Kinës, Koresë së Jugut, Tajlandës, Japonisë, Hong-Kongut, Tajvanit, Singapori, Malajzisë, ose Makau, në 14 ditët e fundit dhe keni pasur temperaturë të lartë, ose vështirësi në frymëmarrje, informon dritare.net
-Në pjesë të tjera të Italisë së Veriut, (kudo në veri të Pizës, Firence dhe Rimini), Vietnam, Kamboxhia, Laos ose Myanmar, që prej 19 shkurtit dhe keni pasur temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje.
- Nëse keni pasur kontakte të afërta me një person i cili është prekur nga koronavirus./K.C/dritare.net

















