
Komisionerët e PD në KZAZ, Hajdari: E paligjshme! Asnjë nga palët nuk përmend sugjerimin e OSBE
Dritare.net

Hajdari i cilëson si të paligjshme dhe thotë se “asnjë nga palët nuk përmend sugjerimin e OSBE/ODIHR për komisionerë apolitike”.
“Palët kanë si qëllim deformimin e vullnetit qytetar gjatë procesit të zgjedhjeve”, shkruan deputetja e ardhur nga listat e PD, Rudina Hadari.
Statusi në Facebook i Rudina Hadarit
Është e paligjshme!
Në përvjetorin e marrëveshjes që mori të majtën për tatëpjetë dhe të djathtën për lumë asnjë nuk mund të përligj tentativën e dytë, qoftë ky celibash i oborrit të gjeneralit hije me ushtri të mpirë, apo caush i kryetarit në tentative të legjionit të shpërbërë.
Zullumqarët përgatisin shtratin për marrëveshjen e radhës duke tentuar të legjitimojnë prezencën e PD në komisione pa çuar njerëz në KZAZ dhe duke pretenduar të mos futen në zgjedhje.
Nëse kryetari i legjionit kërkon që gjenerali hije të mbajë përgjegjësi për të gjitha zullumet e këtyre viteve dhe degradimin ekstrem të Shqipërisë, atëherë vetë nuk mund të mbajë një dorë në revani dhe një dorë në bakllava, nuk mund të jetë dhe në zgjedhje dhe pa zgjedhje kur akoma nuk ka sqaruar elektoratin e djathtë e prerë në besë me imponimin e dorëzimit të paprecedentë të mandateve si ti kishin absolutisht personale.
Asnjë nga palët nuk përmend sugjerimin e OSBE/ODIHR për komisionerë apolitike, por vazhdojnë të këmbëngulin për jeniçerë elektoral me qëllim deformimin e vullnetit qytetar gjatë procesit të zgjedhjeve.
Papërgjegjshmëria dhe veprimet e paligjshme me dashje tregojnë që nuk ekziston vullneti që të realizohet një proces i rregullt zgjedhor.
Po nuk u bëhet vonë këtyre për zgjedhje, se nuk ofrojnë as zgjidhje e as alternativë!
U bëhet vonë për marrëveshje, për marrëveshje në kurriz të Shqiptarëve, për marrëveshje në kurriz të rinisë, për marrëveshje në kurriz të biznesit, për marrëveshje në kurriz te fëmijëve tanë që po u vjedhin të ardhmen./E.K-Dritare.net

















