Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kjo është kafja që punëson njerëzit e paralizuar si kamerierë!

Kjo është kafja që punëson njerëzit e paralizuar si
Robotët kamerierë nuk janë një koncept i ri në sferën e teknologjisë. Ata janë përdorur tashmë në disa kafene, siç është restoranti Naulo në Nepal, i cili ka punësuar tre kamerierë humanoide të quajtur 'Gingers'. Megjithatë, një Ory Lab e ka çuar këtë koncept në një nivel tjetër.

Këtë muaj një kafe Dawn Ver Beta u hap në Tokio, të Japonisë për dy javë.

Kjo kafe përdor robotët, Orly Lab për t'u shërbyer klientëve dhe pjesa më e bukur është se, këta robotë kamerierë kontrollohen nga larg, nga njerëz me aftësi të kufizuara, me qëllim  për t'i ndihmuar ata të fitojnë pavarësi, informon dritare.net

Në këtë kafe punonin 10 njerëz. Punonjësit vuanin nga sëmundje të tilla si skleroza laterale amyotrophic (ALS) dhe lëndime të tjera të shtyllës kurrizore. Ata punojnë përmes robotëve OriHime-D, nga shtëpia e tyre dhe fitojnë rreth 9 dollarë, në orë.

Robotët kontrollohen me ndihmën e një kompjuteri që përcjell veprimet nga lëvizja e syve të njerëzve të shtrirë në krevat. Jo vetëm që u lejuan të lëviznin si robotë, por fituan edhe besimin e klientëve, informon dritare.net

Në thelb, njerëzit me aftësi të kufizuara kishin aftësinë t'i përdorin këta robotë si 'proxies'./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

https://www.youtube.com/watch?time_continue=116&v=vw5ZAh_bVTQ