
Kim Kardashian mbron Meghan dhe Harryn: Askush nuk mund të jetë perfekt!
E Hënë 14 Tetor 2019, 09:09
Dritare.net

Kim së fundmi ishte në Armeni, ku foli në Konventën e Teknologjisë. Një reporter vendas e pyeti se çfarë mendimi kishte për sulmet ndaj Princ Harryn dhe Meghan Markle, duke qenë se Kim është fanse e çiftit mbretëror.
Ajo tha: "Mendoj se të gjithë bëjnë zgjedhjet e tye dhe marrin vendimet e tyre. Unë mendoj se, askush nuk është perfekt. Unë nuk jam, ata nuk janë. Nuk e di kush është. Unë e dua dhe e vlerësoj faktin që ata sjellin në vëmendje lëvizje kaq të rëndësishme, që duhet të ndodhin, dhe gjëra për të cilat janë vërtet të apasionuar, si kauza për të ndryshuar botën".
Natyrisht, Kim e di se si është të jesh në qendër të vëmendjes, kështu që ajo ndoshta pajtohet me disa nga ato që po kalon Meghan./E.B-dritare.net

















