
Kili/ Mijëra njerëz në sheshe, bastisin kishat e rrëzojnë statujat
Dritare.net

Kilianët po kërkojnë tanimë rrëzimin e qeverisë, ndërsa dhuna e kaosi ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin.
Së fundmi protestuesit kanë hyrë në kisha duke i bastisur ato, e duke rrëzuar statujat e Jezus Krishtit, shkruan dritare.net
Nga ana tjëtër në protesta janë ngritur edhe popujt, autokton Mapuche, Aymara, Diaguita, Lickanantay dhe Keçua që kanë dalë në rrugë në të gjithë vendin dhe së bashku me protestuesit e tjerë kanë shembur statuja të kolonizatorëve.
Në Arica ata shkatërruan statujën e Kristofer Kolombos.
Në Santiago ata vendosën një litar rreth qafës së oficerit detar kolonial Arturo Prat dhe veshën statujën e pushtuesit spanjoll Pedro de Valdivia me veshje indigjene.
Në Concepcion ata hodhën poshtë bustin e Pedro de Valdivia dhe e vendosën në këmbët e udhëheqësit indigjenë të rezistencës Lautaro, shkruan dritare.net
Në Temuco ata prenë kokën e statujës së Pedro de Valdivia dhe e vunë atë në duart e udhëheqësit të Mapuche Caupolicám.
Në qytetin e Valdivisë ata hodhën statujën e Valdivia dhe e çuan në Urën e Valdivia për ta hedhur në lumin Valdivia.
Në Biobio ata rrëzuan statujat e Pedro de Valdivia dhe kolonelit spanjoll Garcia Hurtado de Mendoza, shkruan dritare.net
Në Lo Barnechea ata shkatërruan statujën në nder të forcës së policisë kombëtare.
Në La Serena ata shkatërruan statujën e kolonizatorit spanjoll Francisco de Aguirre dhe e zëvendësuan atë me një monument Diaguita.
Protestuesit indigjenë janë bashkuar në protestat kundër politikave neoliberale dhe shtypjes së qeverisë, por gjithashtu kanë kërkesat e tyre për t'i dhënë fund margjinalizimit. Popujt autoktonë të Kilit kanë duruar qindra vjet dhunë koloniale dhe Kili është vendi i vetëm në Amerikën Latine, që nuk i njeh popujt autoktonë në kushtetutën e tij./ I.M-Dritare.net

















