Kiko u shpëtoi jetën por nuk i pranojnë në hotel, qëndrojnë jashtë. Rama i dërgon vetë në hotelin tjetër

Kiko është qeni që u bë i famshëm për historinë e veçantë ku kishte zgjuar njerëzit e shtëpisë fillimisht duke lehur dhe më pas duke u hequr batanijen dhe duke i kafshuar.

Për Top Channel folën pronarët e saj ku edhe treguan historinë prekëse. Ata ishin shprehur që nuk e linin qenin dhe nëse nuk i pranonin ata do qëndronin jashtë me të.

Pak më parë në lidhjen live të Ramës nga Durrësi u shfaq sërish Kiko të cilin nuk e kishin lënë në hotel dhe pronarët nuk kishin pranuar që ta linin.

LEXO DHE :  Tërmeti/ Baba Mondi takohet me Kryerabinin e Shqipërisë dhe me një grup ushtarakësh izraelitë

Rama u shpreh ‘live’ që ata do strehoheshin sëbashku me qenin.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se atë e kanë nxjerrë jashtë në 12 të natës nga resorti dhe sëbashku me familjen e kanë bërë rrugën në këmbë./Top Channel

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.