Kikia: Palët të ulen në marrëveshje live, jo skutave
Dritare.net
Kikia përjashtoi diskutimet skutave, pasi sipas tij Shqipëria ka vuajtur nga këto lloj marrëveshjesh.
Mentor Kikia: Kjo krizë është jo si pasojë e përplasjes së dy lidershipeve, as si pasojë e qejfmbetjeve. Kjo krizë është krizë politike, krizë morale, shoqërore i ka të gjitha krizat brenda. Kjo duhet zgjidhur me një operacion të thellë në të gjitha drejtimet dhe nuk zgjidhet më me një marrëveshje, shtrëngim duarsh, në rastin më te keqe ndarje pushtetesh. Nuk jemi në luftë me njeri-tjetrin, jemi në luftë me politikën ne si Shpiqëri. Sot marrëveshja që duhet bërë është që palët të ulen, tashmë jo skutave, por të ulen LIVE dhe çdo zgjidhje t'i nënshtrohet një aprovimi jo referendar, por një diskutimi publik doemos. Shqipëria ka vuajtur nga marrëveshjet e skutave sepse kanë dalë gjithnjë e më keq./ I.M-Dritare.net