
Kian sot 5 vjeç, Fatma Haxhialiu: Je dielli që ndriçon jetën tonë
Dritare.net

"Mendon se e di cfare eshte dashuria, derisa provon dashurine me sublime...dashurine per femijen!
Mendon se dije gjithcka per kete dashuri, sepse ke degjuar kaq shume nga gjyshja, mami, njerezit qe te rrethojne, por zbulon se nuk ke ditur asgje...kur ne krahet e tu merr nje krijese aq te vogel, qe sjell me vete nje dashuri aq te madhe!
E ngjizur dhe rritur brenda teje, ne cdo sekonde te krijimit duket sikur ka krijuar dhe dimensione te reja dashurie, nga ato per te cilat nuk gjehen fjale, sepse nuk thuhen dot, vetem jetohen...
5 vite behen sot, qe nga dita qe ne jeten tone erdhi urragani me i madh i dashurise, lumturise, gezimit, krenarise!
5 vite qe iken si nje hapje-mbyllje sysh dhe nga nje bebe si kukull qe me shikonte drejt e ne sy sa lindi, sot kam perballe komandantin e jetes time, ate qe ridimensionoi qenien time dhe ok, ok qe ma mbledh (sic thote mami im).
Luftojme cdo dite qe dielli i jetes tone te shkelqeje fort, perpiqemi shume cdo dite qe te rrisim me dashurine qe meriton nje dashuri kaq te madhe si kjo me te cilen u bekuam.
Une cdo dite lutem qe im bir, te behet plak me mjeker te bardhe, qe kur kthen koken pas, buzeqesh i lumtur per te gjitha zgjedhjet qe ka bere ne jete.
Une zotohem te jem krahe tij pavaresisht gjithckaje, qe endrrat e mia nuk do projektohen kurre tek Drita ime e Diellit...qe dashuria ime dhe ne kohet me te veshtira do jete e vetmja gje qe nuk do te vihet ne dyshim...sot e pergjithmone gjithe driten qe ma ka dhene ky Diell do e ruaj thelle ne zemer, per t'ja ndricuar zemren ne ditet me te erreta.
Zoti bekofte cdo dite te Diellit tim sot e 200 vjet.", shkruan gazetarja./L.F-dritare.net

















