Këto shenja horoskopi ndryshojnë mendje sa hap e mbyll sytë

Me siguri jeni ndeshur me miq apo të afërm, që ndryshojnë gjithë kohës mendje. Mund të jeni edhe vetë të tillë dhe në fakt as vetë nuk e kuptoni pse. Në fakt gjithçka lidhet me shenjën e horoskopit.

Binjakët. Tek personat e kësaj shenje vështirë se mund të mbështetesh. Kureshtja e tyre i bën të paqëndrueshëm dhe ndryshojnë mendim herë pas here. Edhe humori ju ndryshon shpesh. Sipas Dritare.net, binjakët mund të programojnë edhe një udhëtim, por në sekondën e fundit mund të ndryshojnë destinacion.

Ujori. Dëshira e tyre për liri i bën të eksplorojnë, por edhe të përhumben. Në dashuri ata nuk kënaqen për një kohë të gjatë dhe profesionalisht më mirë të mos flasësh. Jeta e tyre nuk është e qëndrueshme dhe kërkojnë përherë atë që nuk e kanë. Ujorët shkojnë nga një partner tek tjetri dhe nga një punë tek tjetri sepse ju duket sikur nuk ju përshtaten.

LEXO DHE :  Klosi në Golem pas tërmeteve: Faza më e rrezikshme kaloi!

Peshorja. Ekuilibrin? Personat e kësaj shenje thuajse nuk e njohin. Të afërmit mund të mundohen t’i stabilizojnë dhe t’i qartësojnë, por ata sërish e kanë të vështirë t’i ndalin emocionet t’i drejtojnë. Të gjithë i përshkruajnë si persona të pavendosur dhe që ndryshojnë mendje sa hap e mbyll sytë. Frika për të zhgënjyer duke marrë vendime përfundimtarë është ajo që i pengon më tepër. /A.S-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.