Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Keto janë rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni!

Keto janë rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni!
Partia LSDM, e udhëhequr nga Zoran Zaev, ka siguruar 51 vende në Parlamentin e ardhshëm të Maqedonisë, tregojnë rezultatet e fundit të zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura sot.

Sipas rezultateve të fundit, edhe VMRO-DPMNE, e udhëhequr nga Nikolla Gruevski, ka siguruar 51 vende në Parlamentin e ri maqedonas. Subjektet shqiptare, të gjitha bashkë, kanë siguruar 18 vende.

Bashkimi Demokratik për Integrim, i udhëhequr nga Ali Ahmeti, ka siguruar 8 vende, ndërsa Lëvizja Besa ka siguruar 5 vende në Parlament.

Lëvizja për Reforma PDSH ka siguruar 3 vende, ndërsa PDSH, e udhëhequr nga Menduh Thaçi, ka siguruar 2 vende në Parlament./express