
Këshilltari për Mirëqenien në Lombardi: Personat që vdiqën ishin me shëndet të dobët
E Hënë 24 Shkurt 2020, 20:08
Dritare.net

“Ne kemi pesë persona që kanë ndërruar jetë në Lombardi, i fundit është një nga të parët që ishte identifikuar si pozitiv në Castiglione d’Adda dhe më pas u transportua në Sarko. Ata janë të gjithë njerëz me një kuadër klinik veçanërisht të dobësuar ose shumë të moshuar. Ky virus ka një forcë ngjitëse shumë të dukshme, vdekshmëria e tij është pak më e madhe se një gripi, por ne jemi në një situatë absolutisht të kontrolluar. Coronavirusi prek personat shumë të moshuar dhe me shëndet të kompromentuar.”,- tha Gallera./K.C/dritare.net

















