Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kërkesa e Holandës për kthimin e vizave, flet drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit: Ja e vërteta e ankesave

Kërkesa e Holandës për kthimin e vizave, flet drejtoresha e
"Ne nuk kemi pasur asnjë ankesë nga pala holandeze për problematika të shtetasve shqiptarë që udhëtojnë apo qëndrojnë në këtë shtet në kuadër të marrëveshjes Shengen”.

Kështu është shprehur drejtoresha e përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj, në lidhje me vendimin e qeverisë Holandeze për mundësinë e rikthimit të vizave për shtetasit shqiptarë.

Sipas drejtoreshës Hajnaj, në bashkëpunim me palën holandeze do të punohet për evidentimin e rasteve të përfshirjes në veprimtari kriminale të shtetasve shqiptarë në Holandë. E pranishme për një inspektim në doganën e Kakavijes drejtuesja e policisë kufitare garantoi marrjen e masave maksimale për shmangien radhëve në kufi për emigrantët që kthehen në Greqi pas përfundimit të pushime.

Gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet stacionit kutare të Kakavijës kanë udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë rreth 7 mijë e 500 këmbësorë dhe 2 800 automjete.