
Keni frikë nga Reforma në Drejtësi? Ja përgjigjja e Kryemadhit!
Dritare.net

Kryemadhi tha se nuk kishte frikë. Ajo deklaroi se pasuria e saj e vetme është një pallat i tradhëguar nga i ati dhe shtëpia në Lalëz. Më tej Kryemadhi shtoi se pasuria e familjes Meta është hetuar nga ambasadat e huaja.
“Pa merak. Unë kam trashëguar një shtëpi nga babai im. Ai ka qenë brigadier në atë kohë dhe ka marrë tokë ku ka ndërtuar një shtëpi ku unë nga 14 vjeç derisa u martova u bëra me fëmije e kemi atë pallat. Leja është me lejen e Edi Ramës dhe Bashës. Zoti Rama nuk donte të ma zbardhte leje, sa duket ndoshta donte 20 përqindëshin. Unë vetëm këtë pallat kam. Dhe shtëpinë që kam në Lalëz, e kjo pasuri ka ardhur për shkak të shkëmbimit të dyqaneve të pronës sime me këtë vilë në Lalëz. Ndërsa pasuria ime më e madhe nuk janë këto. Por pasuria ime më e madhe është familja.
Pasuria ime është hetuar edhe nga ambasadat e huaja për shkak të thashethemeve që ekzistojnë në vendin tonë. Ne nuk duam të jemi me serbët, as me rusët, asme amerikanët që fshihen nën petkun e Serbëve, ne duhet të nderojmë flamurin tonë, të kombit tonë. Unë mamanë time e kam nga Dibra e Madhe e Maqedonisë dhe kushërinj të shumtë kam në Amerikë e mund të isha pasuruar shumë më tepër. Unë mund të isha dikush tjetër, por fati e solli të jem këtu ku jam, për shkak të aktivitetit tim. Ne dëgjojmë shumë thashetheme. Gjyqin nuk na e bëjnë as prokurorët, as gjyqtarët, por vetëm Zoti”, tha Kryemadhi./E.B-dritare.net

















