Pasi të klikoni, do t’ju shfaqet një tabelë, ku ju duhet të përcaktoni specifikisht, se çfarë ndihme kërkoni në këto 5 opsione:
- Kam shqetësim për banesën time të dëmtuar
- Kam nevojë për strehim të përkohshëm
- Kam nevojë për ndihmë mjekësore, medikamente, ndihmë psiko-sociale
- Kam nevojë për ndihmë ushqimore, veshje dhe produkte higjienike
- Kam nevojë për transport për në vendin e punës ose në shkollë
Këto janë 5 kategoritë e përcaktuara. Por nëse ju keni nevojë për një tjetër ndihmë që nuk është përfshihet në këto opsione, atëherë zgjidhni opsionin e gjashtë dhe përshkruani në mënyrë të qartë çfarë ju nevojitet.
Po kështu, duhet të ngarkoni foto ose video, për dëmet që ju ka shkaktuar tërmeti në banesat tuaja.
Ndërsa në opsionin e fundit, duhet të jepni me kujdes, të gjitha detajet në mënyrë të saktë të të dhënave tuaja personale. Në mënyrë që grupet e punës, të drejtohen te ju, duhet të shkruani:
- Emër 2. Mbiemër 3.Njësinë Administrative
- Bashkinë 5. Numrin e telefonit 6. Email dhe adresën ku jetoni. Në fund shtypni opsionin dërgo./dritare.net