Kam tradhtuar bashkëshorten dhe nuk ndjehem aspak fajtor sepse…

Në rubrikën bashkëbisedim me psikologen, në gazetën britanike The Sun, vjen historia e një bashkëshorti i cili ka tradhtuar gruan e tij me mamanë e shoqes së vajzës së tij. Por ajo që bën më tepër përshtypje, është fakti se ai nuk ndjehet aspak fajtor për këtë gjë. Çfarë mendimi ka psikologia për këtë rast?

Letra e bashkëshortit:

E dashur psikologe,

Kam pak kohë që po përjetoj seks të mrekullueshëm me një nga nënat, në parashkollorin e vajzës sime. Nuk ndjehem fajtor sepse unë kurrë nuk e kam dashur vërtetë gruan time.

Arsyeja e vetme pse ne u martuam është se isha një frikacak i madh, për t’i thënë jo.

Unë jam 34 vjeç ndërsa gruaja ime është 32. Kemi 7 vjet të martuar. Unë punoj jashtë vendit dhe sapo isha kthyer nga një udhëtim, kur zbulova se ajo kishte organizuar dasmën tonë, në mungesën time.

Duke i analizuar këto shtatë vitet e fundit, nuk ka qenë e vështirë dhe kam ndjekur rrjedhën e jetës, pavarësisht martesës pa dashur. Gjatë kësaj kohe, kurrë nuk kam parë dikë tjetër edhe pse e kisha mundësinë, kur dilja me shërbim jashtë vendit.

Vajza jonë është pothuajse katër vjeç dhe një ditë, para një viti, ndërsa po e merrja atë nga parashkollori, u hasa me këtë mamanë, e cila më la pa frymë.

Shpejt kuptova se qëllimisht isha duke shkuar për të marrë vajzën në të njëjtën kohë si ajo. Duhej ta takoja patjetër.

Gjatë atij viti, u miqësuam dhe zbulova se është 26 vjeç dhe nënë beqare. Ndjenjat e mia për të sa vinin e rriteshin dhe gjërat arritën kulmin, kur kuptova se vajza e saj do të largohej nga parashkollori për të filluar shkollë diku tjetër. meqenëse nuk do ta shihja më përsëri, i shkrova një letër anonime duke i shprehur ndjenjat e mia. Pas kësaj, ajo më tha se ndjente të njëjtë gjë. Ajo më ftoi në shtëpinë e saj dhe përfunduam duke bërë seks të mrekullueshëm, pak para se të largohesha jashtë vendit në një udhëtim pune, për Vitin e Ri.

Mbetëm në kontakt gjatë gjashtë javëve që isha jashtë. Ajo u përpoq disa herë të ndërpriste komunikimin me mua, por shpejt ndryshonte mendje. U ktheva nga udhëtimi një ditë përpara dhe e kalova atë natë me të. Në javët në vijim, vazhduam të kalojmë shumë kohë bashkë, ndërkohë që në shtëpi kishte vuajtje.

Por tani e dashura ime papritur ka vendosur t’i japë fund gjithçkaje. Ajo thotë se nuk mund të jetojë me ndjenjën e fajit se ka shkatërruar martesën time.

E kemi lënë të takohemi për drekë, por unë mendoj se ajo tashmë del me një djalë tjetër.

Çfarë duhet të bëj? Jam i shkatërruar.

Përgjigja e psikologes:

I admiroj parimet dhe vendosmërinë e kësaj vajze për të mos prishur martesën tënde. Por mund t’i thuash asaj se po bën përpjekje për këtë martesë, qoftë nëse je duke e rikuperuar ose duke i dhënë fund.

E kuptoj kur thoni se u gjendët papritur në këtë martesë, por duhet të keni pasur forcë të madhe për të qëndruar 7 vjet në të. I detyroheni vajzës dhe bashkëshortes suaj të përpiqeni seriozisht për ta bërë këtë martesë të funksionojë.

Hiqeni nga mendja të dashurën tuaj tani për tani, në çdo rast ajo është e paarritshme, dhe përqendrohuni të bëni ndryshime në marrëdhënien tuaj për t’u ndier i angazhuar. Nëse kërkoni të argëtoheni më shumë gjatë seksit, lexoni këshilla sesi t’i shtoni pak erotizëm jetës suaj seksuale.

Në qoftë se as kjo nuk funksionon, atëherë ndahuni nga gruaja juaj, por qëndroni një baba i angazhuar për vajzën tuaj. Pas kësaj, do të jeni i lirë të takoheni me të dashurën tuaj./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.