Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Jul Deda çon 2XL në Klan

Jul Deda çon 2XL në Klan
Aktori Jul Deda jep lajmin se do të largohet nga emisioni humoristik Apartamenti 2XL që transmetohet në Vizion Plus. Lajmin e ka dhënë vet aktori nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale , ku kujton kohën kur ka nisur karrierën me emisionet televizive humoristike për herë të parë, por veçanërisht kohën kur ka filluar në vitin 2009 në 2XL . Ai ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Nga komentet kuptohet se ai do të vendoset në Tv Klan.

““Kështu vjen ky moment, që duhet parë çfarë vjen përpara dhe ajo që vjen është akoma më e rëndësishme se e kaluara. Bashkë me stafin po nisim një rrugëtim të ri në një tjetër TV.”, shkruan Juli ndër të tjera në postimet e tij. V.D/Dritare.net/