Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Jug-lindja zbardhet nga dëbora/ Ja akset që duhet të keni kujdes!

Jug-lindja zbardhet nga dëbora/ Ja akset që duhet të keni kujdes!
Deri në nëntor, vendi është mbizotëruar nga temperatura përtej normales, për sezonin e dimrit. Po kjo javë ka shënuar uljen e ndjeshme të temperaturave. Jug-lindja është pushtuar nga reshjet e dëborës. Duke qenë se Korça e Pogradeci, janë destinacionet e preferuar në këtë sezon, Autoriteti Rrugor Shqiptar, informon se rrugët janë të lira por po punohet për heqjen e dëborës në akset:

"Qafën e Qarrit-Korçë-Ersekë, në Rrugën e Dardhës, Rrugën e Voskopojës. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Rrugën e Dardhës për mjetet e vogla.

Puna do të vazhdojë pa ndërprerje gjatë ditës nga Kontraktorët e mirëmbajtjes nisur edhe nga parashikimet e motit për orët në vijim.

Drejtuesit e mjeteve që zgjedhin të kalojnë këto akse të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, raporton ARRSH./L.F-dritare.net