
Ju tregoj çfarë më ndodhi, kur hyra në chat si vajzë 17 vjeçare!
Dritare.net

Por në vendin tonë këto chate nuk funksionojnë vetëm për njohje, por edhe për të lënë takime për marrëdhënie seksuale, deri këtu gjithçka është në rregull, por nëpër këto chate po lulëzon pedofilia online në shkallët e frikshme.
Gazetari i Dritare.net ka bërë një eksperiment, duke hyrë në njërin nga chatet e Shqipërisë, ka vendosur një emër goce dhe pas emrit numrin “17” për tu identifikuar që është 17-vjeçare, dhe për të parë reagimin e meshkujve shqiptarë që i frekuentojnë këto chate.
Rezultatet janë alarmante, sapo kemi akses në këtë chat, dhjetëra mesazhe erdhën në kutinë private, dhe akoma më alarmante bëhet situata kur 30 apo 40 vjeçarët nuk e kanë fare problem që t’i kërkojnë seks një 17-vjeçarje.
Aty diskutohet menjëherë për seksin, meshkujt kërkojnë acoundet private, kryesisht snapchat, dhe skype në mënyrë që biseda të zhvendoset me kamerë.
Meshkujt e chateve shfryjnë imagjinatën me një profil duke e ditur se “vajza” pas këtij profile është vetëm 17-vjeç, e mitur dhe marrëdhënia seksuale me të tilla mosha është e ndaluar në legjislacionin shqiptar.
Gjithsesi, shqetësuese nuk është fakti që këto chate ekzistojnë, shqetësuese mbetet se si të miturit mund të bien pre e pedofilisë dhe moshave më të rritura në këto chate, që janë totalisht të pakontrolluara. / Isa Myzyraj-Dritare.net

















